Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

29/11/2015
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestron mbi llogaritë bankare në vlerë 2 milion euro të shoqërisë “ALENFRA”, me adminstratore shtetasen italiane Simonetta Coniglio, pasi dyshohet se janë të ardhura të krijuara nga aktiviteti i pastrimit të parave. Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë mbi llogaritë e Coniglios, e cila tashmë, në bazë të ligjit “Antimafia”, duhet të justifikojë vërtetësinë e burimit të kësaj shume, e gjendur në degën e Kavajës së një bankë të nivelit të dytë.

Sipas regjistrimit në QKR, shoqëria ‘ALENFRA” do të merrej me “import – eksport, tregtim me shumicë dhe pakicë i gurëve të çmuar, metaleve të çmuara”, nga Tanzania, në drejtim të Shqipërisë e më tej në Europë. Për këtë arsye, shoqëria ka qarkulluar shuma të ndryshme nga Tanzania në drejtim të bankës në Shqipëri, të cilat arrijnë në shumën e 2 milion eurove. Por lëvizjet e shpeshta në këto llogari (derdhje dhe tërheqje brenda një kohe të shkurtër) kanë krijuar dyshimet se po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave.

Fillimisht, ndaj këtyre llogarive, me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, është vendosur masa e sekuestros preventive për këto llogari bankare. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Kavajë dhe ka vendosur sekuestro preventive për një periudhë një-vjeçare (dy herë nga 6 muaj). Brenda këtij afati të vendosur nga gjykata për sekuestro preventive (i cili përfundon në muajin Nëntor 2015), Prokuroria e Kavajës duhet të provonte se shtetasja Simonetta Coniglio, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Sergio Pisaneschi dhe bashkëpunëtorin Paolo Tadeo, po zhvillonin aktivitetin e pastrimit të parave në Shqipëri.

Në kuadër të këtij hetimi, brenda këtij afati kohor, Prokuroria e Kavajës arriti të informohej nëpërmjet letër-porosive se të tre shtetasit italianë kishin precedentë penalë në vendin e tyre për “mashtrim” dhe “procedura mashtruese falimenti”. Ndërkohë, ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e letër-porosive për aktivitetin financiar të këtyre shtetasve, me qëllim për të vërtetuar nëse kanë mundësitë financiare për të qarkulluar shuma të tilla parash.

Në kushtet kur, në pamundësi kohore për të vijuar hetimet për shkak të mosmbëritjes së letër-porosive, si edhe në kushtet kur afati i sekuestros preventive i vendosur nga ana e Gjykatës së Kavajës (konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit Durrës) po përfundonte dhe llogaritë e sekuestruara mund të zhbllokoheshin, atëherë ndërhyn Prokuroria për Krime të Rënda, e cila merr lejen nga Gjykata për Krime të Rënda për të sekuestruar këto llogari bankare, mbështetur në ligjin “Antimafia”.

Në ndryshim nga hetimet e prokurorive të rretheve, kur për veprimtarinë e pastrimit të parave, i takon organit procedues të vërtetojë burimin e paligjshëm të parave, në bazë të ligjit ‘Antimafia” që ka për kompetencë Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda, barrën për të justifikuar pasurinë e tyre e e kanë personat e dyshuar për “pastrim parash”.

Comments 1

  1. simonetta coniglio says:
    9 vjet ago

    cortesemente dovreste eliminare il link ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio perchè il caso è chiuso e tutti gli indagati sono stati riconosciuti innocenti. Grazie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.