Është parandaluar futja e drogës në burgun e Sarandës. Pasi vëllai i një të paraburgosuri tentoi të fusë hashash në ambientet e paraburgimit ne Sarandë.
Sot në IEVP Sarandë u parandalua futja e sendeve të ndaluara. Gjate kontrollit përpara takimeve, vëllai i të paraburgosurit B.V tentoi të fuste lënde të dyshuar si hashash. Menjëherë u njoftua Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm te Burgjeve për të vijuar procedurat e mëtejshme.




