Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, takim me Kryeministrin kinez Li Keqiang, flasin për rrugën e Arbrit dhe parkun e Spitallës

26/11/2015
Rama, takim me Kryeministrin kinez Li Keqiang, flasin për rrugën e Arbrit dhe parkun e Spitallës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, një takim dypalësh me Kryeministrin Li Keqiang, me të cilin bisedoi mbi zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës gjatë dy viteve të fundit, si dhe për nxitjen e mëtejshme drejt konkretizimit të projekteve të përbashkëta që kanë mbështetjen e të dy qeverive, sipas zyrës së shtypit të qeverisë.

Kryeministri Rama e informoi homologun kinez lidhur me përparimin e katër projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, falë Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Qeverisë Shqiptare me kompaninë China Pacific Construction Group. Po ashtu, Kryeministri nënvizoi si një moment të rëndësishëm të vizitës, firmosjen trepalëshe të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes ministrave të Transportit të Shqipërisë e të Malit të Zi dhe Presidentit të China Pacific Construction Group, për ndërtimin e Korridorit të Kaltër. Në këtë marrëveshje do të përfshihen në vijim edhe Bosnja e Kroacia si palë të interesuara për projektin.

Tjetër moment i bashkëbisedimit ishte finalizimi i negociatave për të filluar punimet në rrugën e Arbrit, si edhe mbështetja kineze për Parkun Industrial në Zonën e re Ekonomike të Durrësit, për të cilin Kryeministri Li Keqiang u angazhua të nxisë përfshirjen e sa më shumë kompanive kineze në jetësimin e Parkut, ku parashihet krijimi i 30 mijë vendeve të reja pune. Kryeministri Li Keqiang nënvizoi po ashtu se qeveria e Kinës është e gatshme të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës portuale në Shqipëri.

Bujqësia ishte një tjetër sektor ku pala kineze shfaqi interes të veçantë, sidomos sa i përket importit të produkteve shqiptare e posaçërisht vajit të ullirit. Po ashtu, Kryeministri kinez e informoi Kryeministrin Rama për një grant të qeverisë kineze për mekanikën bujqësore, si edhe për gatishmërinë për të mbështetur rimëkëmbjen e infrastrukturës së prodhimit bujqësor.

Të dy Kryeministrat u dakordësuan për zhvillimin e një vizite zyrtare të Kryeministrit kinez në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.