Ndahet nga jeta akademiku Jorgo Bulo. Lajmi është bërë i ditur nw seancën e sotme plenare nga nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, e cila në shenjë respekti kërkoi nga deputetwt që të mbahej një minutë heshtje.
Historiani i letërsisë, kritiku letrar dhe profesori Jorgo Bulo u nda nga jeta sot në moshën 76-vjeçare. Profesori ndërroi jetë në Përmet, ku ishte i pranishëm në një aktivitet, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Akademiku Bulo njihet jo vetëm si pedagog, por në veçanti si akademik. Jorgo Bulo ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.




