Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Fier, dhunuan numëruesin e votave, burg për Fatmir Kajollin dhe djalin e tij

26/11/2015
DOSJA/ Fier, dhunuan numëruesin e votave, burg për Fatmir Kajollin dhe djalin e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Fierit ka dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burg secilin, shtetasit Fatmir Kajolli dhe Florim Kajolli, për akuzat e “kanosjes ose dhunimit të pjesëmarrësve në zgjedhje”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “shkatërrimit të pronës me dashje”, për një ngjarje të ndodhur në datë 24 qershor 2015, dy ditë pas zgjedhjeve lokale.

Ngjarja
Sipas Prokurorisë së Fierit rezulton se, në atë datë, rreth orës 01.15, në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) me nr .57, e cila ndodhej në shkollën “Janaq Kilica”, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi Roland Bylyshi, me detyrën e numëruesit për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Fier, në momentin që po dorëzonte procesverbalin e numërimit të votave brenda KZAZ, është goditur me grusht dhe me tub hekuri deri sa ka humbur ndjenjat nga shtetasi Fatmir Kajolli, në bashkëpunim me djalin e tij, Florim Kajolli.
Shtetasi Roland Bylyshi ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai ka bërë kallëzim penal.
Autorët e kësaj ngjarjeje, Fatmir Kajolli dhe Florim Kajolli, pasi kanë goditur derisa ka humbur ndjenjat Roland Bylyshin, kanë shkatërruar me dashje sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor, duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë LG dhe shtyllat mbajtëse, si edhe kamerën vëzhguese.
Gjatë kqyrjes, kamera vëzhguese lëshonte sinjal alarmi dhe kishte dalë jashtë pune. Po kështu, televizoret LG u gjetën të rrëzuar përtoke dhe të fikur. Procesi i numërimit të votave është ndërprerë. Pasi kanë shkatërruar sistemin e monitorimit me dashje, Fatmir dhe Florim Kajolli janë larguar nga KZAZ dhe kanë goditur rojen, Rufat Cuku, që ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ, duke i shkaktuar dëmtime në krah dhe këmbë.
Veprimet e tyre ndaj këtij punonjësi policie i kanë kryer për shkak se ka mbyllur derën për të mos i lejuar të largohen. Pasi e kanë goditur punonjësin e policisë kanë arritur të largohen dhe të fshihen pas kësaj ngjarjeje.
Fillimisht, gjatë fazës së hetimeve, ndaj të pandehurve, Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, e cila u zbut në vijim nga ana e Gjykatës së Apelit Vlorë, pavarësisht faktit se masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk ishte ekzekutuar ende.

Njoftimi i plotë e Prokurorisë së Fierit


“Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për shpalljen fajtor të shtetasve Fatmir Kajolli dhe Florim Kajolli, dhe i ka dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burgim secilin, për akuzat e “kanosjes ose dhunimit të pjesëmarrësve në zgjedhje”; “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “shkatërrimit të pronës me dashje”, për një ngjarje të ndodhur në datë 24.06.2015, dy ditë pas zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Shqipëri. Sipas hetimit të Prokurorisë së Fierit rezulton se, në atë datë, rreth orës 01.15, në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) me nr .57, e cila ndodhej në shkollën “Janaq Kilica”, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi Roland Bylyshi, me detyrën e numëruesit për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Fier, në momentin që po dorëzonte procesverbalin e numërimit të votave brenda KZAZ, është goditur me grusht dhe me tub hekuri deri sa ka humbur ndjenjat nga shtetasi Fatmir Kajolli, në bashkëpunim me djalin e tij, Florim Kajolli. Shtetasi Roland Bylyshi ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai ka bërë kallëzim penal. Autorët e kësaj ngjarjeje, Fatmir Kajolli dhe Florim Kajolli, pasi kanë goditur derisa ka humbur ndjenjat Roland Bylyshin, kanë shkatërruar me dashje sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor, duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë LG dhe shtyllat mbajtëse, si edhe kamerën vëzhguese. Gjatë keqyrjes, kamera vëzhguese lëshonte sinjal alarmi dhe kishte dalë jashtë pune. Po kështu, televizoret LG u gjetën të rrëzuar përtoke dhe të fikur. Procesi i numërimit të votave është ndërprerë. Pasi kanë shkatërruar sistemin e montorimit me dashje, Fatmir dhe Florim Kajolli janë larguar nga KZAZ dhe kanë goditur rojen, Rufat Cuku, që ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ, duke i shkaktuar dëmtime në krah dhe këmbë. Veprimet e tyre ndaj këtij punonjesi policie i kanë kryer për shkak se ka mbyllur derën për të mos i lejuar të largohen. Pasi e kane goditur punonjësin e policisë kanë arritur të largohen dhe të fshihen pas kësaj ngjarjeje. Fillimisht, gjatë fazës së hetimeve, ndaj të pandehurve, Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, e cila u zbut në vijim nga ana e Gjykatës së Apelit Vlorë, pavarësisht faktit se masa e dhënë nga gjykata e shkallës së parë nuk ishte ekzekutuar ende”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.