Ka humbur jetën 23 vjeçarja, nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme në rrugën ‘Ferit Xhajko’
. Një mjet i paidentifikuar, ka përplasur këmbësoren me inicialet E.Ç, 23 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ka marrë mjekim dhe është shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Në orën 00.20, ajo ka gjetur vdekjen. Policia po punon për identifikimin e mjetit të larguar. (Neni 273 dhe 290 i K.Penal).





