Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, rrëmbehen nga policia 800 kg drogë, Tahiri fsheh ngjarjen dhe kërcënon

25/11/2015
Vlorë, rrëmbehen nga policia 800 kg drogë, Tahiri fsheh ngjarjen dhe kërcënon
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Po mbushet një javë që Saimir Tahiri mban të fshehur ndoshta ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, grabitjen brenda komisariatit të Vlorës të një furgoni të ngarkuar me 800 kilogramë kanabis. Furgoni me drogë në të vërtetë nuk është grabitur, por është lejuar të merret, i janë hapur portat. Sipas informacioneve që vijnë nga oficerë të papërfshirë, që kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie dhe bllokimin e furgonit në komisariat, droga lidhet me kushërinjtë e ministrit, me habilajt e targës AA 003 GB”, ka denoncuar në emër të PD sot, kreu i Departamentit të rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj.
enkelejd alibeaj121Sipas Alibeaj, Tahiri ka kërcënuar ata që mund të flasin.
“Urdhri nga lart ka qenë i prerë. Askush të mos flasë, kush hap gojën pushohet nga puna.
Skandali u zbulua pasi “Guardia di Financa” kapi pastaj në Itali, këtë sasi droge. Tahiri mësohet se ka bërë disa lëvizje në Policinë e Vlorës për të kopsitur përfundimisht çështjen, për ta mbuluar atë. Është larguar nga detyra shefi i kufirit të Vlorës për tu zëvendësuar nga një besnik fanatik i Saimirit, dhe me lidhje të forta me habilajt”.
“Ja pra deri ku ka mbërritur shteti i Edi Ramës. Shtet kriminal, me një ministër që nxjerr drogën nga komisariati për ta trafikuar, dhe me oficerë në pika kyçe që emërohen nga bandat dhe trafikantët.
Ky është shteti i Edi Ramës. Shtet i zhytur në krim, që duhet ta rrëzojmë një orë e më parë për të shpëtuar vendin. Ka nisur numërimi mbrapsht, me 8 dhjetor ne, shumica e shqiptarëve, do të tregojmë se jemi më të bashkuar e më të fortë se klanet kriminale që sundojnë vendin”, ka përfunduar denoncimi i kreut të Departamentit të rendit dhe Sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.