Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Londër, vritet me thikë në rrethana misterioze 17-vjeçari shqiptar

25/11/2015
Londër, vritet me thikë në rrethana misterioze 17-vjeçari shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në rrethana të pasqaruara nga policia, një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, shumë pranë shtëpisë së tij në lagjen e “Islington”-it, jo shumë larg stadiumit të Arsenalit.
Mjekët e ndihmës së shpejtë të ardhur me helikopter në vendngjarje u përpoqën ta mbanin gjallë viktimën, por gjysmë ore pas ngjarjes, viktima i quajtur Vaso Kako, ndërroi jetë.
Duke folur për shtypin britanik, vëllai i viktimës citohet të ketë thënë  se, “ai ishte një djalë i shkëlqyer dhe i dashur, gjithmonë i gëzuar, i qeshur dhe i shoqërueshëm. Ai ishte shumë i mirë me shokët dhe familjarët”, ka deklaruar i vëllai për gazetën “Daily Mail”.
Vëllai dhe pjesëtarë të familjes i kanë bërë thirrje publikut dhe dëshmitarëve të mundshëm të japin informacion në polici për identifikimin e vrasësit të djalit të tyre.
Sipas shtypit britanik, imazhet e filmimeve nga kamerat me qark të shkurtër, tregojnë sesi viktima pasi është goditur me thikë në kraharor ka tentuar të largohet me biçikletë, por është rrëzuar në tokë, pas disa sekondash.
17-vjeçari shqiptar i vrarë të hënën në mbrëmje  është adoleshenti i 18 që gjen vdekjen në Londër brenda këtij viti nga krimi me thikë dhe i katërti në lagjen e tij.
Detektivët nga Scotland Yard-i kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe kanë bërë apel për dëshmitarë të saj.
Krye Superintendenti i Policisë Metropolitane të Londrës, John Sutherland dënoi atë që e cilësoi si “mallkimin” nga krimet me thikë nëpër rrugët e kryeqytetit britanik.

(“Top Channel”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.