Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Gjyqi ndaj imamëve, të pandehurit “paralajmërojnë” Piktorin dhe Saimir Tahirin

24/11/2015
FOTO/ Gjyqi ndaj imamëve, të pandehurit “paralajmërojnë” Piktorin dhe Saimir Tahirin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në seancën e sotme gjyqësore, ku po gjykohen për nxitje të urrejtjes fetare dhe rekrutim të personave për qëllime terroriste, imamët e akuzuar, sërish kanë lëshuar kërcënime në formë “paralajmërimi”, këtë herë ndaj drejtuesve të lartë të qeverisë.
Në seancën e sotme ndaj 9 imamëve të vetëshpallur, që akuzohen për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar në Siri, i pandehuri Fadil Myslimani është shprehur i irrituar, për atë që sipas tij, vrasja e francezëve konsiderohet tragjedi, ndërsa vrasja e myslimaneve nuk i bën përshtypje askujt.
Ai tha se, “ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk ka arsye pse të frikësohet, por nëse ka bërë gjë kundër myslimanëve atëherë po që duhet të ketë frikë”.
I pandehuri Fadil Muslimani ka folur edhe për kryeministrin, duke iu referuar me termin Piktori.
“Rroftë Franca e piktorit Mason. Në Francë kanë kryer studimet dy diktatore shqiptare”.
imamet, gjyq1I pandehuri tjetër Edmond Balla është shprehur në sallën e gjyqit se amerikanet, francezët, rusët dhe iranianët duan të pushtojnë Lindjen e Mesme po myslimanët duhet të dalin në mbrojtje.
Balla ka shprehur gëzim për shqiptarët e vrarë në Siri, të cilet sipas tij kanë rënë Sheit për Allahun.
Mediat janë mbajtur në sallën e gjyqit vetëm për pak caste dhe me pas seance ka vijuar pa praninë e kamerave.
Në gjykatën Krimeve të Rënda, seanca e radhës ndaj 9 imamëve të vetëshpallur të cilët akuzohen për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar në Siri, është zhvilluar nën masa të shtuara e të forta sigurie. Agjentë antiterror dhe efektivë të policisë ishin të pranishëm në sallë për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Kjo është seanca e parë që mbahet që pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris dhe pas kërcënimeve që ju kanosën disa vendeve të Evropës për sulme të tjera nga ISIS. Edhe Shqipëria ka shtuar masat në institucionet e rëndësisë së veçantë dhe hapësira publike ku ka më shumë lëvizje, për të garantuar sigurinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.