Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dekriminalizimi, komisioni shtyn votimin nen për nen

23/11/2015
Dekriminalizimi, komisioni shtyn votimin nen për nen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita dhe mazhoranca në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin e kanë shtyrë për një moment të dytë votimin nen për nen të projektligjit, për të cilën u dakordësuan vetëm tre ditë më parë.

Kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari Taulant Balla duke folur për gazetarët pas mbledhjes me dyer të mbyllura thanë se ligji ka sjellë domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese dhe ky proçes duhet konsultuar gjerësisht me ekspertët.

Oerd Bylykbashi: Trajtimin e të gjithë atyre personave që kanë në CV e tyre një vepër penale dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojnë në funksione publike. Ne gjithashtu, sikurse ishit të pranishëm bëmë miratimin në parim të kësaj pakete. Bëmë një diskutim të mëtejshëm për nenet përkatëse.Por duke qenë se ka nevojë të vazhdojmë diskutimin në aspektin teknik, komisioni vendosi që ta shtyjë për një moment të dytë përmbylljen e miratimit të çdo neni të kësaj pakete. Besoj që shumë shpejt Komisioni do të mblidhet përsëri në ditët në vijim për ta përmbyllur këtë paketë dhe për t’ia çuar të gjithë nenet kushtetuese dhe projektligjin që miratuam,t’ia çojmë për miratim seancës plenare.

Taulant Balla: E njëjta frymë që mbizotëroi ditën e premte kur u diskutua projektligji për integritetin e personave që duan të zgjedhen apo të mbajnë një funksion publik, e njëjta frymë mbizotëroi edhe sot në komisionin e posaçëm sa i përket një drafti paraprak të paraqitur mbi ndryshimet kushtetuese. Ramë dakord me unanimitet të plotë që ky proçes konsultimi dhe me ekspertët e këtyre ndryshimeve kushtetuese të vazhdojë. Qoftë Kushtetuta, qoftë rregullorja e Kuvendit ka rregulla strikte për mënyrën sesi ndryshohet Kushtetuta dhe të gjithë anëtarët e këtij Komisioni janë të vetëdijshëm që do ti respektojmë ato një më një. Dhe duam që ky proçes të mbyllet në një kohë sa më të shpejtë me qëllim që ligji të miratohet. Ligji ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen në Kushtetutë për të hapur çelësat që bëjnë të mundshëm ndryshimin e legjislacionit shqiptar sa i përket çështjes së integritetit të atyre që zgjidhen apo mbajnë funksione publike.

Bylykbashi dhe Balla nuk dhanë një afat se kur ky ligj mund të kalojë në parlament.oranews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.