Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kërcënohet Venigjar Begaj, “ortaku” i krushkut të Nasip Naços

19/11/2015
Kërcënohet Venigjar Begaj, “ortaku” i krushkut të Nasip Naços
Share on FacebookShare on Whatsapp

Biznesmeni Venigjar Begaj, që denoncoi në prokurori shkatërrimin e biznesit të kolaudimit të matësve të energjisë elektrike nga zyrtar të lartë të shtetit, kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje nga prokuroria e Tiranës.
ABC News ka mësuar se mesditën e së enjtes, biznesmeni Begaj është paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, duke depozituar kallëzimin e bërë në Komisariatin nr. 2 të policisë.
Në mesazhet që ka dorëzuar në polici dhe prokurori, i kërkohet të heq dorë nga denoncimet dhe kallëzimi që ka bërë në prokurori. Pas këtyre mesazheve kërcënuese, mësohet se Begaj ka larguar familjen nga Shqipëria ndërsa vet kërkon mbrojtje nga policia e shtetit.
Para grupit hetimor, ai ka thënë se ndihet i kërcënuar për jetën dhe për këtë fakt ka kërkuar mbrojtje nga policia dhe prokuroria, të cilët ende nuk kanë një vendimmarrje për kërkesën e tij.
Nga ana tjetër, burimet nga prokuroria theksojnë se po vazhdon marrja në pyetje me detaje për kallëzuesin Venigjar Begaj pasi në materialet që ka dorëzuar në prokurori kapin shifrën e 120 faqesh.
Ndërkohë, është kërkuar nga shoqëria OSHEE- ti vendosë në dispozicion prokurorisë detyrimet që kjo kompani shtetërore i ka shoqërisë CSC të biznesmenit Venigjar Begaj.
Gjithashtu, hetuesit thonë se është kërkuar edhe shkresa e arsyes së prishjes së kontratës mes OSHEE-së dhe kompanisë së Begaj.
Si dhe shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për detyrimet që kompania e kallëzuesit ka ndaj shtetit.
Sipas Begaj, ai është detyruar të përfshirë në biznes krushkun e ish-ministrit të drejtësisë Nasip Naço me ndërhyrjen e ish-drejtorit të Metroligjisë, tashmë deputet I LSI-së Gledion Rehovica. Po me ndërhyrjen e këtyre dyve, thotë Begaj në kallëzim, i është prishur kontrata e kolaudimit të matësve të energjisë elektrike dhe OSHEE-ja nuk i ka shlyer faturat e punëve të kryera që kapin shifrën e 250 milion lekë të reja.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.