Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria veçon dosjen e deputetit Armando Prenga nga peshkatarët e familjes Cali

18/11/2015
Prokuroria veçon dosjen e deputetit Armando Prenga nga peshkatarët e familjes Cali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme veçon dosjen e deputetit Armando Prenga me peshkatarët e familjes Cali, dy prej të cilëve që dyshohet se i ka plagosur me armë.
Mësohet se me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, dosja penale ndaj deputeti Prenga për shkak të imunitetit është veçuar dhe do të hetohet i vetëm pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa ndaj Gjergj, Nikoll e Gjok Calit e shokut të deputetit Prenga, të dyshuarit Gazmir Jushi dosja ka kaluar për kompetencë pranë prokurorisë së Kurbinit.
Sipas akuzës, peshkatarët e familjes Cali dhe shoku i deputetit Prenga do të hetohen dhe gjykohen në Kurbin. Duke i dhënë të drejtën edhe të ankimit të vendimeve që pritet të jepen nga Gjykatat ndaj tyre.
Sipas prokurorisë, shkak për veçimin e kësaj dosje është bërë kërkesa e avokatëve të peshkatarëve të familjes Cali, të cilët kërkojnë gjithashtu edhe pushimin e hetimit ndaj tyre.
Edhe Armando Prenga me ndihmën e avokatëve, ka përsëritur kërkesën në Gjykatën e Lartë për tu liruar nga qelia e burgut. Ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë kjo që do të shqyrtohet nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në ora 13:00 të datës 23 nëntor.
Ngjarja për të cilën është arrestuar deputeti Armando Prenga ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 4 shtatorit. Fillimisht deputeti Prenga është përplasur me Gjok Calin të cilin e ka qëlluar me qytën e pistoletës në kokë në rrugën Patok-Laç. Dhe disa minuta më pas, familjarët e deputetit Prenga bashkë me këtë të fundit, sipas akuzës, janë përplasur fizikisht dhe me armë me pjesëtarët e familjes Cali, ku për pasoj janë plagosur dy prej tyre në këmbë. Vet deputeti e ka mohuar faktin se ka plagosur dy peshkatarët dhe se nuk ka përdorur armë tjetër përveç asaj të marr me leje. Por ekspertët kanë konstatuar se të shtënat nuk janë bërë nga arma e tij e punës por nga një armë tjetër që policia ende nuk e ka gjetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.