Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grupet që u rriten taksat në 2016, nga taksa e makinave deri te profesionet e lira

18/11/2015
Grupet që u rriten taksat në 2016, nga taksa e makinave deri te profesionet e lira
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka vendosur rritjen e disa taksave të cilat janë gjithëpërfshirëse por që mbulojnë një grup jo të vogël qytetarësh,

Gazeta Panorama ka përshkruar sot mënyrën e rritjes së disa taksave për disa kategori qytetarësh. Taksa e luksit, një gjetje e re e buxhetit, do të penalizojë të gjithë ata që kanë makina të mëdha. Kush ka një automjet, me motor mbi 3000 kubikë, do të paguajë 21 mijë lekë në vit, si taksë vjetore shtesë, krahas taksës së makinave të përdoruara që paguan rregullisht. Por jo vetëm kaq, taksa e automjeteve luksoze, fillon që në momentin e blerjes së makinës. Taksa e regjistrimit fillestar do të jetë 70 mijë lekë. Në total, qeveria parashikon të mbledhë 4 milionë USD nga taksa e re e luksit.

Nga 1 janari, kush do të presë siguracion, do të paguajë 7 për qind më shtrenjtë, shkruan Panorama. Qeveria ka vendosur të rrisë nga 3 në 10 për qind taksën mbi primet e shkruara. Arsyeja është e habitshme. Vjet qeveria hoqi TVSH-në për siguracionin e makinave, por kompanitë nuk e ulën çmimin. Për këtë arsye, qeveria shton taksën e primit, edhe pse kjo do të paguhet sërish nga qytetarët. Vlera totale e taksës shtesë do të jetë 700 milionë lekë, ose rreth 7 milionë USD. Mesatarisht, rreth 1 mijë lekë për makinë.

Sërish mbi qytetarët është shtuar taksa e trojeve. Qeveria thekson se ka rreth 50 mijë hektarë troje, pra jo ndërtesa dhe tokë bujqësore, të pataksuara. Për qeverinë edhe kjo është pronë dhe duhet taksuar. Tabela cakton se trojet do të taksohen nga 5600 lekë/ha në 1400 lekë/ha, për zonat periferike. Gazeta boton edhe ndarjen sipas qyteteve të taksës së re. Në total, do të arkëtohen 1.8 milionë USD nga taksa e trojeve.

Të gjitha profesionet nuk do të paguajnë më sigurime sipas pagës që deklarojnë, por mbi pagën maksimale. Kështu, sigurimet do të mbahen mbi pagën 97 mijë lekë për çdo noter, mjek, avokat, arkitekt, apo profesion tjetër. Shtesa nuk është e vogël, duke pasur parasysh që aktualisht paguanin sigurime, pra u mbaheshin 26 për qind e pagës minimale, ose 22 mijë lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.