Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROFIL/ Sulmet e Parisit, identifikohet terroristi i parë, Omar Ismail Mostefai,

15/11/2015
PROFIL/ Sulmet e Parisit, identifikohet terroristi i parë, Omar Ismail Mostefai,
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë këtë të diel njërin prej terroristëve të sulmeve më të rënda që kanë tronditur Parisin e që lanë të paktën 129 persona të vdekur. Ai është shtetasi francez Omar Ismail Mostefai, i cili është përmendur si njëri prej atentatorëve si nga mediat lokale, edhe nga një parlamentar francez.
I riu 29-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë dhe dihej që ishte radikalizuar. Hetuesit e identifikuan atë pasi gjetën gjurmë gishtash në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku ishin 3 agresorë, të cilët hodhën veten në erë sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “AFP”.
Policia franceze është duke hetuar nëse Mostefai të mund të ketë udhëtuar drejt Sirisë gjatë vitit 2014. Babai dhe vëllai i tij janë marrë në pyetje nga policia gjithashtu.
“Është çmenduri. Isha edhe vetë në Paris atë natë edhe e pashë se çfarë tmerri përjetuan qytetarët”, tha vëllai i madh i Mostefait, përpara se të ndalohej nga policia, edhe pse kishte shkuar vullnetarisht në komisariat ditën e shtunë.
Mostefai erdhi nga qyteti i Courcouronnes, 25 km në jug të Parisit. Ai ka jetuar në Chartres deri në 2012-n, sipas një deputeti të zonës dhe zëvendëskryebashkiakut Jean-Pierre Gorges. Ai frekuentonte vazhdimisht xhaminë e Luce-së, pranë Chartres. Ka pasur edhe precedentë të tjerë penalë, por ai nuk ishte burgosur kurrë. Shërbimet sekrete dyshojnë që ai të jetë radikalizuar në vitin 2010, por kurrë nuk ishte përfshirë në ndonjë hetim antiterrorizëm.
Vëllai i Mostefait thotë se nuk ka pasur kontakte me të prej vitesh, pas grindjeve familjare, por ishte habitur kur kishte mësuar se ai ishte radikalizuar. Ai ishte një prej 6 fëmijëve të familjes dhe kishte udhëtuar drejt Algjerisë me familjen dhe motrën e vogël, deklaron më tej vëllai.
Hetuesit janë fokusuar gjithashtu mbi një lidhje të mundshme me Belgjikën, pasi policia arrestoi 3 persona pranë kufirit me Francën. Një “Volkswagen Polo” i zi, i regjistruar në Belgjikë dhe i gjetur pranë Bataclanit ishte marrë me qira nga një francez që jetonte në Belgjikë, tha prokurori parizien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.