Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TERRORI/Dëshmitarët rrëfejnë masakrën e Bataclanit

14/11/2015
TERRORI/Dëshmitarët rrëfejnë masakrën e Bataclanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Besoj se askush nuk mund ta kishte imagjinuar”. Janë fjalët e Jerome Boucher, një prej personave që ndodhej në Paris në brendësi të teatrit Bataclan, në momentin e atentatit. “Koncerti kishte pak që kishte filluar. Dëgjuam shpërthime, sikur ishin fishekzjarre. Në fillim nuk mendova se mund të ishte ndonjë gjë e rëndë, bëhej fjalë për një grup heavy metal që luante muzikë të fortë dhe të zhurmshme. Pastaj pashë terroristët që qëllonin në mesin e turmës. Dritat e sallës u ndezën, grupi muzikor iku me shpejtësi nga skena. Terroristët vazhduan të qëllojnë. I vrisnin njerëzit njëri pas tjetrit. Unë vetë u futa pas një qosheje”.

Më tej ai ka rrëfyer se ka parë “gjak kudo, trupa përtokë. Të gjithë përpiqeshin të iknin duke ulëritur, por për shumë prej tyre nuk kishte rrugëdalje. Ishim të zënë në kurth, mbetëm të ndalur kështu për shumë kohë, mua mu duk një përjetësi. I thoja vetes: Tani e kam radhën unë, jam i vdekur. Mendoja se të shtënat do të vinin deri tek unë”. Boucher thotë se ka parë dy terroristë “me fytyrën zbuluar”.

Psikoterapisti Mark Colclough, një nënshtetas britaniko-danez ndodhej bashkë me një koleg në Rue de la Fontaine, kur një prej atentatorëve hyri në një kafene.

“Ishim vetëm 20 metra larg prej kafenesë kur dëgjuam një si fishekzjarre. Ktheva kokën dhe pashë një burrë, rreth 185 cm të gjatë. Pozicioni i tij e bënte të qartë që po qëllonte. Po qëndronte në pozicion goditjeje. Këmbën e djathtë e kishte përpara dhe të majtën pas. Në shpatullën e majtë kishte varur një automatik. Ishte i veshur me rroba të ngushta, të gjitha të zeza. Ishte tamam si një ushtar i përgatitur për luftë. Ishte majtosh dhe godiste me ndërprerje, cdo herë nga tre katër plumba. Dukej që ishte profesionist. Vrau tre apo katër vetë që ishin ulur në karrike përpara kafenesë. I pashë që u shembën përtokë. Ranë nga karriket përtokë.

Më pas, e pashë të futej në kafene. U kthye majtas, pastaj djathtas, dhe hapi zjarr. Pikërisht në atë moment renda për të gjetur një vend fshehje. Dëgjuam 15 apo 20 të shtëna dhe pastaj gjithcka ra në qetësi. Shkuam aty pas të shtënave dhe pamë që tre personat përpara kafenesë ishin ende shtrirë përtokë”.

Një i mbijetuar i shpërthimit afër stadiumit “Stade de France”, ka thënë se celulari ia shpëtoi jetën, pasi parandaloi copat e shpërthimit, raporton Reuters.

Persona të armatosur dhe kamikazë sulmuan restorante, sallën e koncerteve dhe stadiumin në Paris, duke vrarë së paku 140 persona.

Sylvestre, i cili ishte duke ecur afër stadiumit “Stade de France”, ka thënë se ai vetëm e kishte nxjerr telefonin nga xhepi kur dëgjoi shpërthimin.

“Në kohën kur e nxora telefonin, unë po kaloja rrugën dhe papritur ‘boom’, shpërtheu para meje. Çdo gjë u shndërrua në copa dhe po fluturonin drejt meje. Unë rashë në tokë dhe kur të tjerët më ndihmuan. Prandaj ishte telefoni që parandaloi goditjen nga një copë e madhe. Telefoni më shpëtoi”, ka thënë Sylvestre.bota.al, droni.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.