Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHISH: ISIS ka rrënjët e thella në Shqipëri. Policia e Shtetit kalon në gadishmëri

14/11/2015
SHISH: ISIS ka rrënjët e thella në Shqipëri. Policia e Shtetit kalon në gadishmëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Si edhe u njoftua në paraditen e sotme kreu i Shtetit, Bujar Nishani, ka thirrur në një takim urgjent kryetarin e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi ku janë diskutuar pikërisht 
çështjet e sigurisë së vendit. Ndërkohë vetëm një ditë më parë, shërbimi sekret ngriti alarmin, duke theksuar se ISIS ka “rrënjë” të thella në Shqipëri. Ka më shumë se 140 shqiptarë që janë rekrutuar në radhët e ISIS në periudha të ndryshme, ndërsa rreziku për rekrutime të reja është ende i madh. Këtë e ka pohuar dje drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika

Numri një i shërbimit sekret ndër të tjera kërkoi që vëmendja duhet të fokusohet në institucionet arsimore, pasi janë këto institucione që gjurmohen shpesh nga ekstremistët. “Numri i atyre të cilën kyçen në këto rrjete është në rritje. Mbase njerëzit duan më shumë vëmendje nga shteti, shkolla, shoqëria, komuniteti fetar, pasi janë me probleme financiare, edukimi dhe duhen adresuar”, pohoi Lika në një takim me drejtues të Komunitetit Mysliman, përfaqësuesve të ambasadave të huaja në vendin tonë dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile. Krahasuar me numrin e popullsisë, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia konsiderohen si ndër zonat më problematike në Ballkan përsa i përket numrit të lartë të pjesëmarrësve në organizatën terroriste dhe formave të rekrutimit. Kryesisht përzgjedhin të rinj me probleme ekonomike dhe jo shumë të arsimuar, pasi konsiderohen si kategoria që mund të manipulohet dhe më pas dërgohen në mënyrë tepër të organizuar në Siri apo Irak, në dy nga vendet ku ISIS është shtrirë frikshëm.

Për kryetarin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, qeveria shqiptare duhet ta adresojë luftën ndaj ekstremizmit kundër medias online. Sipas tij, rekrutimi online është një metodë që është vënë re edhe në vendin tonë. “Rrjetet sociale janë një nga burimet kryesore që kjo organizatë terroriste përdor për rekrutimet e reja”, theksoi ai.

Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e kaluar në Francë, Policia e Shtetit ka kaluar që prej orëve të mesnates në gadishmëri të përforcuar. Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë per persona te caktuar qe mund te shfaqin tendenca te akteve terroriste. Policia e Shtetit kerkon gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojne te telefonojne per çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar per reagimin e shpejtë dhe ne kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.