Policia egzekuton tre urdhëra të gjykatës për 3 shtetas për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokunentave”.
Më datë 14.11.2015, nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kavajë, u finalizua me sukses operacioni policor ”BREGDETI” ku u bë e mundur kapja dhe egzekutimi i urdherave “arrest me burg” për dy shtetas dhe “arrest shtëpie “për 1 shtetas dhe konkretisht.
1. Fatos Gjuzi, 51 vjeç , lindur dhe banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i kodit Penal, në kohën që ky person ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Hipotekes, Kavajë. (Arrest shtëpie )
2. Myzafer Xhelilaj, 68 vjeç , lindur dhe banues në Kavaje, i dyshuar për veprat penale të ”Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 i kodit penal dhe ”Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i kodit Penal, në kohën që ky person ka ushtruar detyrën e kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës në komunën Gose- Kavajë.
3- Idriz Thaçi, 49 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, i dyshuar për veprat penale të ”Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe ”Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në kohën që ky person ka ushtruar detyrën e Kryetarit të fshatit Ballaj Emigrant-Gose, Kavajë.
Komisariati i Policisë Kavajës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë po vijon hetimet ne lidhje me dukomentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas dhe të personave të tjerë të implikuar në procesin e ndarjes së tokave në rrethin e Kavajës.
Prokuroria e Kavajës ka marrë lejen e gjykatës për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të ndarjes dhe regjistrimit të tokave, të cilit i kanë ndryshuar destinacionin disa parcelave me rreth 950 mijë metrave katrorë tokë bregdetare, duke e konsideruar si tokë “arë”, me qëllim regjistrimin e saj në emër të personave të ndryshëm, në kundërshtim të plotë me ligjin.
Në bazë të ligjit nr.7501, viti 1991 “Për tokën”, ndahet në favor të familjeve që jetojnë në fshat toka “arë”, duke përjashtuar tokën bregdetare.
Por shtetasit Idriz Thaçi dhe Myzafer Xhelili, konkretisht në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Tokës në Fshatin Vilë-Boshtovë, Komuna Gosë, dhe Përfaqësuesit të Rrethit Kavajë, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës, kanë tjetërsuar tokën bregdet, duke e konsideruar tokë “arë”, të cilën më pas ua kanë shpërndarë disa familjeve, të cilat, për më tepër, kishin përfituar më parë nga e drejta që u jepte ligji nr. 7501.
Nga hetimi rezulton se dy personat e mësipër, kanë vepruar nën “orientimin” e shtetasit Fatos Gjuzi, kryeregjistruesi i Hipotekës Kavajë, i cili nga ana e tij, krahas regjistrimit të pronësisë së dhënë në mënyrë antiligjore nga Thaçi dhe Xhelili, ka kryer gjithashtu regjistrime për prona disa herë më të madhe se sa ato kanë qenë në realitet.
Për të tre personat, Prokuroria e Kavajës kërkoi në gjykatë masën e sigurisë “arrest në burg”. Nga ana e saj, gjykata, për shtetasit Thaçi dhe Xhelili pranoi kërkesën e prokurorisë, ndërsa për personin që konsiderohej si kryesori, pra ish-regjistruesin Gjuzi, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për më tepër, nga hetimi i deritanishëm, është provuar se shtetasi Gjuzi jo vetëm që është personi kyç në këtë veprimtari antiligjore, por ka siguruar edhe të dyshuarit e tjerë se “do të dalë garant për ata, në çdo situatë problematike me institucionet ligjzbatuese”. Masat e gjykatës janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.
Prokuroria e Kavajës nisi hetimin pas kallëzimeve, të mbërritura gjatë vitit 2014 nga ana e Prefekturës së Tiranës dhe Njësisë Anti-korrupsion në Këshillin e Ministrave. Më pas, në vitin 2015, për të njëjtin objekt, është dorëzuar edhe një kallëzim nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, rezulton se:
Në regjistrat e vitit 1991, në zonën e Vilë-Bashtovës, në Gosë të Kavajës, rezultonin rreth 950 mijë metra katrorë tokë “pa fryt” (bregdetare). Kjo tokë nuk ishte e parashikuar në ligj të përfshihej në ligjin nr. 7501, viti 1991 “Për tokën”. Gjatë vitit 2010 e në vijim, anëtarët e komisionit të kthimit të tokave, të evidentuar si më lart, Idriz Thaçi dhje Myzafer Xhelili, kanë hartuar akte kthimi dhe kalimi në pronësi familje fshatare të tokave të përfshira në bregdet. Deri në këtë fazë të procedimit penal, duke qenë se prona e tjetërsuar ka kaluar në disa pronësi, konsiderohet e nevojshme të hetohet se sa realisht nga sipërfaqja që ka qenë e emërtuar “tokë pa fryt” (bregdet) në vitin 1991, është shpërndarë si tokë “arë”.





