Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA E ROMËS/Policia italiane i heq dyshimet prokurorisë për Dritan Zaganin

13/11/2015
LETRA E ROMËS/Policia italiane i heq dyshimet prokurorisë për Dritan Zaganin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dritan Zagani duket se është shkarkuar edhe nga e vetmja mundësi për tu ndjekur penalisht pas publikimit të disa dokumentave të policisë italiane lidhur me aksionin epolicisë shqiptare për kapjen e një sasie të madhe droge afër hidrovorit të Vlorës.

Anna Poggi drejtuesja e zyrës italiane të Interpolit në Tiranë, me 15 janar 2014 mori nga Prokuroria e Krimeve të rënda të Tiranës një kërkesë informacioni për “një shtetas italian ende të paidentifikuar”, që sipas hetuesve shqiptarë kishte kontakte me një zyrtar të policisë shqiptare në shërbim në Antidrogën e Fierit (që më pas do të mësohet se është Dritan Zagani), dhe me një qytetar tjetër shqiptar. Numrat e telefonit të dy shqiptarëve ishin vënë nën përgjim nga prokuroria shqiptare për një hetim trafiku droge i lindur pas sekuestrimit të 908 kileve marijuanë më 24.12.2013 afër hidrovorit të Vlorës.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbardhur disa dokumente, sipas të cilave Dritan Zagani ka kryer vetëm detyrën.

Kërkesën e prokurorisë shqiptare, Poggi ia transferoi drejtorisë qendrore të policisë në Romë, dhe mori këtë përgjigje:
“Personi i cili duhet të identifikohet i korrespondon Alessandro Giuliani i Guardia di Finanza, në shërbim pranë seksionit “I”. Alessandro Giuliani, në vijim të shërbimit pranë Qendrës Kufitare Detre në vitet 1999-2000 dhe në 2010-20112, ka kryer edhe aktivitet informues. Përgjatë këtij shërbimi ka konsoliduar lidhjet me pjesëtarë të policisë shqiptare si dhe subjekte të tjera të cilët kanë qenë të aftë t’i japin informacione të dobishme për zhvillimin e aktivitetit të policisë gjyqësore në Itali. Në konform me detyrat institucionale që kërkoheshin, ka vazhduar të mbajë kontakte me persona në Shqipëri si dhe ka transmetuar çdo informacion të dobishëm dhe lajm që ka mbledhur, duke përpiluar saktësisht raportet përkatëse dhe duke ja dërguar reparteve territoriale dhe komandave detare të Guardia di Finanza të cilat kanë kryer hetimet e mëtejshme në Itali.

Në përiudhën nga 10 deri në 13 Janar 2014, Alessandro Giuliani ka ardhur në Shqipëri privatisht, jo me shërbim, por i autorizuar nga shefat e shërbimit të tij. Ka mbajtur kontakte telefonike me nr.06978XXXX në përdorim të një subjekti me të cilin kishte njohje dhe konsiderohej i dobishëm për shërbimin. Ka kontaktuar shpesh dhe një pjesëtar të policisë shqiptare i impenjuar në shërbimet antidrogë i cili administron burimet konfidenciale, të njohura prej tij , duke konsoliduar një marrëdhënie besimi në organin homolog të policisë, me qëllim shkëmbimin e njohjeve, modus operandi, vendeve të mundshme nga të cilat nisen skafet që trsnaportojnë lëndë narkotike nga brigjet shqiptare, vende të njohura nga shtetasi në fjalë nga e kaluara në territorin shqiptar”.

Atëherë, në vendin e quajtur “Hidrovori i Akërnisë” dhe “Dajlanit të Filipit”, 700-800 metra nga vija bregdetare, u zbulua një bazë e fshehtë, e ndërtuar me materiale hekuri dhe druri, me përmasa 20x 8 m, me katër dyer hekuri, e mbuluar me rërë dhe e kamufluar me pemë. Sipas Policisë, kjo bazë u shërbente grupeve kriminale për të fshehur mjetet e lundrimit që përdoreshin për trafikim të lëndëve narkotike dhe të armëve, me destinacion Italinë.

Në brendësi të bazës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues gomone, rreth 9 m i gjatë, me dy motorra të markës “SUZUKI” 300hp, e vendosur mbi një karel transport mbajtës. Pak ditë më parë aty ishin kapur edhe 900 kg drogë e gatshme për transporti drejt Italisë. Policia arrestoi 7 persona dhe mes tyre ndqoui për hetim edhe oficerine antidrogës, Dritan Zagani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.