Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Burg për shpifjen, Pollo: Pr/ligji në Kuvend erdhi duke shkelur ligjet. Felaj: Është propozuar nga kryeministri

12/11/2015
Burg për shpifjen, Pollo: Pr/ligji në Kuvend erdhi duke shkelur ligjet. Felaj: Është propozuar nga kryeministri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti demokrat Genc Pollo tha se janë shkelur procedurat për projektligjin për dënim me burg të shpifjes, i cili është sjellë nga ministri i Shtetit dhe jo ministri përkatës i Drejtësisë.

“Në projektligjet që janë përfshirë në programin, siç mësuam nga faqja e Kuvendit është dhe ndryshimi i kodit penal i propozuar nga kryeminsitri, sipas të cilit dikush, politikan, gazetar apo thjesht qytetar, nëse pretendon se janë abuzuar me tendera mund të përfundojë me tre vjet burg. Këtë Kuvendi mund ta shqyrtojë po unë mendoj se janë shkelur procedurat, pasi nuk ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, siç vjen gjithmonë kur ndryshon kodi penal, por nga ministri i Shtetit dhe nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për konsultimin publik. Çdo akt zyrtar duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi të qartë me grupet e interesit. Ky projektligj është fshehur, dhe asnjë konsultim nuk është bërë as me shoqatë gazetarësh, as me të drejtat e njeriut e as me grupime të tjera”, tha Pollo.

Në përgjigje të tij, ministrja e Shtetit Ermonela Felaj tha se ndryshimet në Kodin Penal janë propozuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Ajo tha se shpifja dhe fyerja ekzistojnë aktualisht si vepër penale në kodin penal, por që nuk e përmban dënimin me burgim.

ermonela-felaj-655x356

“Si shpifja, si fyerja janë vepra që parashikohen në kodin tonë penal sot që po flasim. Në diskutimet e 2012 u propozua që këto vepra të hiqeshin, po debati që u zhvillua çoi vetëm në këtë lloj konsensusi, që nuk do ketë dënime me burgim si dënim kryesor, por vetëm dënimi me gjobë. Ju kujtoj që dënimi me gjobë në kodin penal nuk është dënim civil, por penal. Që do të thotë nëse gjoba nuk paguhet konvertohet në dënim me burgim. Sa i përket përmbajtjes së nenit të propozuar nga qeveria nuk ka qëllim të penalizojë njerëzit e zakonshëm dhe median, por ka për qëllim të sigurojë që ne të zgjedhurit në Kuvend të vendosim një marrëdhënie të re me të vërtetën, një standard të rregullt komunikimi me publikun”, tha Fela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.