Gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të PD-së, kryetari i PD, Lulzim Basha ka përshkruar disa nga momentet më të rëndësishme të alternativave të opozitës pas dështimit të qeverisë Rama për të hapur negociatat me BE.
“Pastrimi i Shqipërisë nis me Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve, kriminelëve, trafikantëve që po mbajnë peng zhvillimin dhe integrimin e vendit”, tha Basha.
Ja 9 shpalljet:
1 Mos-hapja e negociatave, ky dështim i dhimbshëm ka një përgjegjës të vetëm: Edi Ramën, autorin e inkriminimit të institucioneve dhe shkatërrimit të zgjedhjeve, dy bëmat e tij të papranueshme dhe të patolerueshme në Bashkimin Europian.
2 Taksat rriten, qytetareve u merret dhe kacidhja e fundit, qeveria vazhdon të marrë borxh pas borxhi por asnjë investim nuk shihet as një lek nuk shkon për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Paratë e taksapaguesve dhe pasurive të vendit vidhen nga Edi Rama dhe banda e tij.
3 Edhe në muajin Tetor gropa e hajdutërisë në këto sektorë është po aq sa në muajin shtator, rreth 35 milionë dollarë.
4 Janë 70 milionë më pak vetëm për Shtator-Tetor. 250 milionë dollarë më pak në këto 10 muaj. 1 milionë dollarë çdo ditë të zhdukuara e të vjedhura.
5 Ne mbështesim pa asnjë kufizim, ne mbështesim tërësisht protestën e ligjshme të studentëve. Ne jemi në krahun e tyre dhe kërkojmë zhbërjen e këtij ligji klientelist dhe korruptiv dhe dhënien e të drejtës kushtetuese të arsimit publik me tarifa të përballueshme nga prindërit dhe familjet e studentëve shqiptarë.
6 Shqipëria ka nevojë vërtet për pastrim por pastrimi nis me Edi Ramën dhe bandën e tij të pisave hajdutë. Pis me krimin e ngritur në pushtet, pis me korrupsionin në përmasa të panjohura deri më sot, pis me vjedhjen ashiqare të parave të shqiptarëve.
7 Qytetarët po ziejnë. E kanë kuptuar se kjo bandë ishte e djegur për pushtet dhe erdhi me mashtrime. Por nuk ku kish shkuar në mendje se erdhën vetëm për të vjedhur, vetëm për të vjedhur, vetëm për të vjedhur. Janë të kapur me presh në duar. Të kapur nga faktet, nga letrat, nga shifrat nga partnerët. Nuk ka Zot t’i shpëtojë.
8 Nuk ka më as kohë as arsye për të mos u mbledhur e për t’i bërë me dije qeverisë së veshur me krim pakënaqësinë popullore. Shpresat e ndokujt se kjo qeveri mund të korigjohej kanë marrë fund. Përballja e stuhishme e radhës do të jetë ajo për largimin e kësaj qeverie.
9 Partia Demokratike dhe Opozita i prin kësaj stuhie revolte jo vetëm me denoncimet dhe përballjen e përditshme por edhe me investimin tonë të përgjegjshëm për të ndërtuar një alternativë të plotë dhe konkrete për ringritjen dhe zhvillimin, për dekriminalizimin, për demokracinë e re përfaqësuese dhe gjithpërfshirëse, për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë.





