Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria kërkon 1 milion lekë gjobë, gjykata shtyn vendimin për Astrit Veliajn

10/11/2015
Prokuroria  kërkon 1 milion lekë gjobë, gjykata shtyn vendimin për Astrit Veliajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata ka shtyrë për datën 20 Nëntor vendimin për deputetin e Partisë Demokratike, Astrit Veliaj. Prokuroria ka kërkuar një dënim me 1 milionë lekë gjobë për Astrit Veliaj që akuzohet për shkatërrim prone. Ndërkaq avokati i Veliaj kërkoi pafajësi sepse sipas tij nuk mund të provohet vepra penale ndaj klientit të tij.

Prokuroria e Përgjithshme e akuzon deputetin Astrit Veliaj për “Shkatërrim të pronës” dhe “Ndërtim të paligjshëm në pronë publike”. Prokuroria e Përgjithshme ka kryer hetime mbi veprat për të cilat akuzon deputetin Veliaj dhe ka arritur në konkluzionin se prej tij janë konsumuar elementët e këtyre veprave penale. Sipas Prokurorisë, shkeljet janë në rastin e ndërtimit të një godine për qëllime universitare në qytetin e Fierit nga ana e subjektit “UFO” sh.p.k, administrator i të cilit, në kohën e kryerjes së punimeve, ka qenë deputeti Astrit Veliaj. Sipas hetimeve, ka rezultuar se deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, njëherësh pronari i universitetit “UFO”, ka shkatërruar godinat e ish-Drejtorisë së Policisë së Fier, dhe mbi rrënojat e tyre ka ndërtuar filialin e universitetit “UFO” në këtë qytet. Objekti 4-katësh me një kullë në mes, është ndërtuar pa pasur lejen ndërtimore të lëshuar nga Bashkia e Fierit. Për shkatërrimin e kësaj prone dhe ndërtimit të paligjshëm të godinës së universitetit, deputeti Veliaj, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja kundër tij është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë. Me shkresën datë 02.08.2012, i pandehuri Astrit Veliaj, në cilësinë e pronarit të ligjshëm të pronave të familjeve dhe është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme për dorëzimin fizik të pronës.

Në paragrafin e fundit të kësaj shkrese theksohet se : “Për objektet ndërtimore në pronësi të Ministrisë së Brendshme, por të ndërtuara mbi truallin e pronarëve të ligjshëm, do të ndiqen procedurat përkatëse ligjore të privatizimit”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shërbimi i policisë në objektet e prishura e që përbënin ish-Drejtorinë e Policisë ka vazhduar deri më datë 10.08.2012 dhe janë të inventarizuara me vlerë ekonomike në kontabilitet në shumën prej 10.416.63l lekë. Procedimi penal ndaj deputetit ka nisur pasi shtetasja H.Z, ka kallëzuar se është bashkëpronare e një ndërtese në lagjen “Kastriot” Fier dhe se në truallin e kësaj ndërtese po ndërtohet një objekt pa leje. Ky pretendim i saj është mbështetur edhe nga pronarët e tjerë të truallit. Nga veprimet hetimore rezultoi se objekti është korpus universitar, i ndërtuar brenda një sipërfaqe trualli prej rreth 11000 metër katrorë dhe ndodhet në lagjen “Kastriot”, ish-Drejtoria e Policisë Fier.

“Gjatë këqyrjes nuk është konstatuar ekzistenca e ish-objekteve të Policisë së Fier, kthyer pronarëve, me përjashtim të godinës se ish-repartit të policisë. Ndërtimi rezulton të jetë kryer nga subjekti “UFO sh.p.k”, me pronar Astrit Veliajn. Sipas shkresës datë 10.07.2013 të Bashkisë Fier, nuk rezulton t’i jetë dhënë leje ndërtimi subjektit të mësipërm, pasi ndërtimi i korpuseve universitare është jashtë kompetencave të saj”,-thuhet në kërkesën për gjykim të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas saj, nga konstatimet e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik (I.N.U), i Bashkisë së Fierit, i cili pas konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit të objektit ka përpiluar 2 proces-verbale për konstatimin e ndërtimit të paligjshëm dhe një vendim për pezullimin e punimeve të ndërtimit. Nga përfundimet e aktit të ekspertimit teknik të kryer gjatë hetimeve paraprake, në të cilin veç të tjerash evidentohet edhe fakti se nga sipërfaqja mbi të cilën është ndërtuar godina universitare, ajo me nr. 4/37, është pronë shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.