Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hakerat “redanons_al” sulmojnë portalin e Ministrisë së Arsimit: Të gjithë në protestë

10/11/2015
Hakerat “redanons_al” sulmojnë portalin e Ministrisë së Arsimit: Të gjithë në protestë
Share on FacebookShare on Whatsapp

organizata politike

Faqja online e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u sulmua sonte nga hakerat duke bllokuar për disa orë me thirrje për të dalë në protesta. Një grup piratësh kibernetikë të njohur si “redanons_al” kanë arritur të hakerojnë faqen e këtij institucioni duke publikuar në faqen ‘home’ një mesazh përems të cilit ftojnë studentët që të dalin të mërkurën në protestë.

“Të gjithë së bashku nesër, e mërkurë në orën 11:00 të Korpusi për të marshuar me pas drejt Kryeministrisë në protestën e radhës të studenteve,” thuhet në mesazh.

Ja mesazhi i plote i cili nuk ndryhson shumë nga mesazhi zyrtar i Organizatës Politike për protestën:

TE GJITHE SE BASHKU NESER, E MERKURE NE OREN 11:00 TE KORPUSI PER TE MARSHUAR ME PAS DREJT KRYEMINISTRISE NE PROTESTEN E RADHES TE STUDENTEVE

PER ME SHUME INFO MUND TE HYNI TE FAQJA NE FACEBOOK

“PER UNIVERSITETIN”

STUDENTE, TE DIPLOMUAR, PROFESORE, GJIMNAZISTE, PRINDER E TE GJITHE JU QE SHQETESOHENI PER TE ARDHMEN E SHQIPERISE BASHKOHUNI KUNDER REFORMES ARSIMORE, KUNDER SHKATERRIMIT TE SHOQERISE, KUNDER VARFERISE QE VAZHDON DUKSHEM QE NGA VITI 2009. NESE KENI FRIKE TE MARSHONI ME STUDENTET SE MUND TE HUMBISNI VENDIN E PUNES, MERRNI NJE MASKE E BASHKOHUNI.

NE SI REDANONS_AL FTOJME TE GJITHE ATA GJIMNAZISTE QE JANE TE PJEKUR E QE MBAJNE VETEN SI LIDER TE ARDHSHEM E QE SHQETESOHEN ME TE VERTETE PER TE ARDHMEN E TYRE DHE TE KETIJ VENDI, TE MBLEDHIN BASHKEMOSHATARET E TYRE DHE T’I BASHKOHEN PROTESTES STUDENTORE. STUDENTET E SOTEM PROTESTOJNE DHE PER BREZAT QE DO VIJNE, QE TE MOS VUAJNE E ABUZOHEN SIC NDODH RENDOM SOT.

PO LUHET ME TE ARDHMEN TONE DHE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TUAJ. MJAFT QENDRUAM DUARKRYQ, MJAFT HESHTEM. PO NA TALLIN, PO NA DHUNOJNE, PO NA ZHVATIN. E NE CPO BEJME? NE ANKOHEMI NEPER KAFENE. MJERE NE PER VETEN TONE! MARSHONI BASHKE ME STUDENTET QE NESER FEMIJA APO NIPI JUAJ TE MOS SHKELET ME KEMBE SE NUK DO TJENI NE GJENDJE TI PAGUANI ARSIMIMIN. KA ARDHE KOHA QE ZERI YNE TE DEGJOHET. SE BASHKU JEMI ME TE FORTE SE KURRE!

SE BASHKU KUNDER REFORMES

SE BASHKU KUNDER DHUNES

SE BASHKU KUNDER PADREJTESIVE

SE BASHKU KUNDER VARFERISE

SE BASHKU QE TE NA DEGJOHET ZERI

PER UNIVERSITETIN PER SHOQERINE PER TE ARDHMEN

Ndërsa pjestarë të Organizatës Politike kanë shpërndarë një mesahz përmes Facebook ku ftojnë të gjithë në një marshim të madh kundër qeverisë.

Protestë studentore #Kundër dhunës #Kundër reformës, nesër në 11.00, nga politekniku deri te Kryeministria:

“
Prej disa ditësh, studentët dhe shoqëria shqiptare kanë qenë dëshmitarë të një dhune të paprecedent kryeministrore ndaj studentëve protestues në mjediset shkollore. Kjo dhunë, e shoqëruar me rrëmbim dhe terror psikologjik policor, vazhdon të zgjerohet përmes gënjeshtrave publike të kryeministrit dhe vendimeve dhunuese të tij për rritjen rrjepëse të tarifave. Ne jemi:

#Kundër

dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare.

#Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate.
#Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat.
#Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master.
#Kundër reformës së dhunshme në arsim.
#Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri.

Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të Gjithë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.