Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pendohen dy prej të arrestuarve për skandalin me rimbursimin e ilaçeve

02/11/2015
Pendohen dy prej të arrestuarve për skandalin me rimbursimin e ilaçeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy nga 13 të arrestuarit për ilaçet e rimbursueshme me receta të falsifikuara, pranojnë të bashkëpunojnë me prokurorinë, duke rrëfyer vjedhjet e miliona lekëve me këtë skemë mashtrimi.
ABC News ka mësuar se prokuroria ka dorëzuar kërkesat për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 13 të ndaluarve, ku vetëm për dy prej tyre do të kërkoj lirimin nga burgu. Burimet thonë se një nga personat që do të përfitojë liri me kërkesë të prokurorisë është një nga punonjësit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që ka treguar të gjithë mashtrimet. Ndërsa personi tjetër është një nga punonjësit e depos së kompanisë farmaceutike “Omega Farm”.
Mësohet se dy bashkëpunëtorët, kanë treguar me detaje të gjithë skemën e mashtrimit që funksiononte prej vitesh me ilaçet e rimburësueshme, duke treguar edhe emrat  e personave që kryenin këto procedura.
Ndërkohë për 11 të arrestuarit e tjerë, mësohet se prokuroria do të kërkoj nga Gjykata e Tiranës izolimin e tyre në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Në mesin e personave për të cilët do të kërkohet arresti me burg është edhe administrator i depos farmaceutike “Omega Farm” shtetasit Nadir Çausholli.
Hetuesit thonë se të gjithë të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe role të ndryshme, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të recetave, kanë përfituar miliona lekë nga fondi i ilaçeve të rimbursimit.
Sipas prokurorisë, disa nga të dyshuarit kanë dorëzuar receta fiktive të blerjes dhe shitjes së ilaçeve kryesisht të sëmundjeve të veshkave dhe zemrës, të cilët kanë edhe një vlerë të lartë në tregun e ilaçeve. Në materialet voluminoze të prokurorisë, thuhet se farmacistët blinin kundrejt pagesës receta të falsifikuara nga grosisti Nadir Çausholli dhe më pas, nga farmacitë e tyre lëshonin recetat e shitjes dhe i dorëzonin ata në fondin e rimbursimit, për kompensim. Në dosje thuhet se janë gjetur receta fiktive edhe për ilaçe që grosisti nuk kishte të drejtën e shitjes së atyre barnave.
Burimet nga prokuroria i thanë ABC News, se janë në fazën e verifikimit paraprak të 23 kompanive farmaceutike të njohura si grosistët dhe që kanë kontratat me fondin e rimbursimit të ilaçeve, pasi nga verifikimi paraprak, dyshohet që 5 prej tyre kanë përfituar miliona lekë me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, por që në një fazë të dytë do të procedohen dhe arrestohen.
Ndërkohë, tashmë janë shpallur në kërkim me vendim gjykate edhe 5 persona të tjerë, administrator, drejtues teknike e farmacistë të implikuar në këto skema mashtrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.