Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kryeprokurori Llalla i dërgon 9 prokurorë për dekretim Presidentit Nishani

01/11/2015
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla i dërgon 9 prokurorë për dekretim Presidentit Nishani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozon te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë prokurorëve të rinj. Emrat e dërguar te Presidenti mësohet se janë: Emror Kasaj, Elidon Hysenaj, Mirela Kapo, Alma Bramo, Urim Buci, Jonad Bara, Gëzim Çopa dhe Bledar Valikaj.
Propozimi i nëntë emrave të oficerëve të Policisë Gjyqësore, kandidatë për prokurorë, është bërë pas procedurës së testimit me shkrim dhe me gojë të zhvilluar javën e fundit. Mësohet se pas shpalljes së nëntë vendeve vakante për prokurorë në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë.
Procedura e konkurrimit me shkrim mësohet se është zhvilluar të enjten e javës që po mbyllet në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.
Burimet nga prokuroria kanë thënë se kësaj radhe në konkursin për nëntë vendet vakante ka pasur disa ndryshime në procedurë krahasuar me konkurrimet e mëparshme. Pavarësisht numrit të madh të vendeve vakante, mësohet se kësaj radhe ishte rritur pragu i pikëve, me të cilat kandidatët do ta kalonin testimin me shkrim.
Një ndryshim tjetër ka qenë se nga 20 modele tezash në konkursin e mëparshëm, së fundi janë përdorur vetëm pesë teza duke ngushtuar kështu modelin e pyetësorëve. Nga ana tjetër, mësohet se në përfundim të testimit ku kanë marrë pjesë gjithsej 49 kandidatë për 9 vende të lira, janë konsideruar kalues dhjetë prej konkurrentëve.
Para zhvillimit të testit me gojë, mësohet se njëri nga kandidatët fitues në testin me shkrim është tërhequr duke lënë në garë 9 kandidatë.
Në këtë mënyrë, emrat që kanë hyrë në testin me shkrim kanë qenë 9, në një numër të barabartë me vendet vakante në prokuroritë e rretheve.
Kjo duket se e ka bërë formale procedurën e testit me shkrim, pas së cilës 9 emrat janë kaluar në Këshillin e Prokurorisë e më pas janë dërguar për dekret te Presidenti Bujar Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.