Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Ja si do jetë stadiumi i ri kombëtar, në janar nisin punimet

30/10/2015
VIDEO/ Ja si do jetë stadiumi i ri kombëtar, në janar nisin punimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kualifikimi i përfaqësuese shqiptare për në finalet e Euro 2016-të i hapi dritën jeshile edhe përfundimit të bisedimeve për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, që do të jetë pikërisht në vendin ku sot ndodhet stadiumi “Qemal Stafa”.
Projekti i konsorciumit italian Serenisima, është përzgjedhur prej më shumë se një viti fitues. Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendesh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe shërbime të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy, në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive transmetimi.
Për ndërtimin e tij është kërkuar gjithmonë një garanci prej 6 milionë eurosh në vitin e parë, e më pas kjo shumë do të kishte një trend progresiv deri në fundin e 35 viteve të koncesionit.
Prishja e “Qemal Stafës” mendohet të fillojë në muajin janar, një proces që do të zgjasë rreth 5 muaj, por përpara saj do të zhvillohet një ndeshje e fundit e përfaqësueses Kuqezi, që do të jetë miqësorja e 17 nëntorit, për këtë arsye ka filluar edhe përmirësimi deri në 1100 lux i ndriçimit të “Qemal Stafës” këto ditë. Por, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar sa i përket kundërshtarit tonë  në këtë miqësore. Kroacia është tërhequr, ashtu si edhe Polonia, e cila kishte si opsion luajtjen jashtë Shqipërisë.

(“Top Channel”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.