Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biznesmeni në Prokurori: Më falimentuan pse nuk “ia fala” biznesin krushkut të Nasip Naços

30/10/2015
Biznesmeni në Prokurori: Më falimentuan pse nuk “ia fala” biznesin krushkut të Nasip Naços
Share on FacebookShare on Whatsapp

Task-Forca e prokurorisë së Tiranës, merr në pyetje biznesmenin Venigjar Begaj.
ABC News ka mësuar se për 5 orë, Begaj ka dhënë shpjegime të hollësishme para dy oficerëve të policisë gjyqësore për kallëzimin e bërë ndaj Arben Seferajt, ish-administratorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë. Burimet thonë se gjatë dëshmisë që ka filluar në orën 9 të paradites e ka përfunduar në 14:00 të pasdites, biznesmeni Begaj ka përforcuar pretendimet e tij të denoncuara në kallëzimin 120 faqesh. Ai ka rrëfyer me detaje, ato që ka pretenduar në kallëzim, duke renditur para hetuesve të gjithë rrugën e ndjekur nga kompania e tij “Certified Solutions Corporation”  që nga krijimi i saj e deri në procedurat e falimentimit që ndodhet tashmë në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet. Mësohet se Begaj ka pretenduar se janë veprimet e zyrtarëve të lartë të shtetit, ata që e kanë dërguar në dyert e Gjykatës për të shpall falimentin e shoqërisë. Burimet thonë, se Begaj i ka treguar hetuesve edhe emrat e personave që e kanë detyruar që në kompaninë e tij të përfshi me 49 % të aksioneve fillimisht ortakun e tij, i njohur si krushku i ministrit Nasip Naço. Gjatë deklarimeve, ai ka treguar edhe presionet e vazhdueshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, që anë atë kohë drejtohej nga Gledion Rehovica tashmë deputet i LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë. Veprimet e të cilit, sipas Begajt, kanë bërë që t’i hiqet licenca e kolaudimit të matësve të energjisë elektrike edhe pse me kompaninë CEZ kishte një kontratë 3 vjeçare. Ky vendim I Metrologjisë, sipas kallëzimit të biznesmenit Begaj ka ardhur pasi nuk kishte pranuar që krushku i ministrit të marr 80 % të aksioneve të kompanisë “Certified Solutions Corporation” që kishte kontratën 3 vjeçare të kolaudimit të matësve të energjisë elektrike.
Sipas burimeve nga akuza, thuhet se Venigjar Begaj ka deponuar edhe shkresat zyrtare, me të cilat ka njoftuar të gjitha institucionet shtetërore, si kryeministrin, ministrin e financave, ministrin e energjetikës, drejtorin e përgjithshme të tatimeve, kompaninë OSSHE e institucionet ndërkombëtar për shkatërrimin e biznesit të tij që prodhonte miliona lekë në muaj.
Burimet thonë se pas administrimit të dëshmisë së biznesmenit Begaj, pritet marrja në pyetje e ish-administratorit të OSSHE-së Arben Seferaj për ta pyetur në lidhje me arsyen e mos-shlyerjes së faturave që kapin vlerën e mbi 250 milion lekë të reja. Borxh i cili i është njohur nga bordi i Entit Rregullator të Energjisë dhe Ministria e Financave.

Për më shumë mund të lexoni edhe  …

SKANDAL & DENONCIM/ Nasip Naço për hatër të krushkut ndërseu CEZ-in kundër biznesmenit
/web/SKANDAL_DENONCIM_Nasip_Naco_per_hater_te_krushkut_nderseu_CEZ_in_kunder_biznesmenit_9072_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.