Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Leja e ndërtimit në Golem, denoncon PD përgënjeshtron kryeministria

27/10/2015
FOTO/ Leja e ndërtimit në Golem, denoncon PD përgënjeshtron kryeministria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka denoncuar sot, kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, ka dhënë leje për prishjen e ambienteve sportive e të përbashkëta për banorët, në resortin Laguna Blu, në bregdetin e Golemit, duke lejuar që aty të hedhë shtat një ndërtim skandaloz.
laguna blu ndertim“Me firmën e Edi Ramës po grabitet një pasuri publike për t’u kthyer në biznes për klientelën e tij dhe për ata që kërkon ti nënshtrojë. Kryeministri oksidental po zhduk një hapësirë sportive të përbashkët, për t’ia dhënë përsëri për ndërtim ‘Koçove’ të tij, përsëri në breg të detit, në mënyrë që të fitoje një tjetër mjero mediatik, e kësisoj, më shumë propagande e përkrahje për një regjim që askush s’e do më” u shpreh deputeti i PD-së.
gent strazimiri 27 tetorMë tej, në emër të PD-së, Strazimiri dënoi këtë akt korruptiv dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe kthimin në ligjshmëri.
“Ky regjim arbitrar, klientelist e me dy standarde i ka ditët e numëruara, dhe shpejt do të vijë koha e ballafaqimit me ligjin, për këtë dhe për të gjitha zullumet që ka bërë në këtë vend, sado të përpiqet të shtojë me mjerane të rinj, haremin e tij mediatik”, paralajmëroi Strazimiri.
Pas kësaj deklarate ka reaguar zyra  e Kryeministrit e cila ka mohuar që Edi Rama të ketë ndonjë lidhje me këtë leje.
“Kryeministri Edi Rama dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk kane asnjë lidhje me ndonjë leje ndërtimi në të ashtuquajturën Laguna Blu. Leja e dhënë nga komuna rezulton të jetë dhënë mbi një truall pronë private, mbi bazën e studimit urbanistik te zonës në fjalë, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit të kohës Sali Berisha”.
capturetrcnSipas reagimit të zyrë së kryeministrit, bllokimi i lejeve të ndërtimit, nuk ka lidhje me këtë zonë, me plan urbanistik të miratuar.
“Gjithashtu, vendimmarrjet e ndryshme të KKT-së, lidhur me bllokimin e lejeve të ndërtimit në qytetet apo në zonat e mbrojtura, në kuadrin e vendosjes së rendit ligjor mbi territorin, as nuk kanë lidhje me zonën në fjalë, as nuk kanë cenuar ndonjëherë të drejtën e njësive vendore për të dhënë leje ndërtimi për njësi familjare banimi dhe/ose turistike, mbi bazën e studimeve urbanistike të miratuara”, përfundon reagimi i kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.