Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HETIMI NISI NË PRILL/Furtunë në Rinas, arrestohen 4 oficerë të policisë

25/10/2015
HETIMI NISI NË PRILL/Furtunë në Rinas, arrestohen 4 oficerë të policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Katër oficerë të Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit kanë rënë në pranga, mes tyre edhe një me gradën e nënkomisarit.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Njësia Task-Force, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për disa punonjës të Policisë Kufitare të Rinasit, të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar sot (e dielë) nga ana e forcave të Shërbimi të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA).

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për këta shtetas në muajin Prill 2015, në bazë të një informacioni operativ.

Si nisi hetimi

Sipas këtij informacioni, disa kontrollorë dhe përgjegjësi i tyre, kanë lejuar kalimin tranzit në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit pesë shtetas turq, me kombësi kurde, të cilët më pas janë larguar në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian për azil.

Shtetasit turq ishin pajisur me “ftesa formale” nga ana e disa qytetarëve shqiptarë për të vizituar Shqipërinë për turizëm. Por, në fakt, këto “ftesa zyrtare” ishin të fallsifikuara nga ana e disa kontrollorëve të policisë kufitare të Rinasit.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria e Tiranës zhvilloi hetime disa-mujore, në bashkëpunim me SHÇBA-në, nga të cilat rezultuan një numër i konsiderueshëm rashtesh, ku, me ndërhyrjen ose dakordësinë e
përgjegjësit Isa B.,
kontrollorët
Evjon M., Migena Q. dhe Florida M.
kanë lejuar kalimin e kufirit shtetëror të shtetasve të ndryshëm shqiptarë, të cilët nuk plotësonin kriteret e udhëtimit, kishin dokumente të fallsifikuara, dokumente të skaduara ose persona të akuzuar për vepra penale të ndryshme.

Skema

Në materialin hetimor ka rezultuar se këta shtetas, pasi komunikojnë me persona të ndryshëm qytetarë me edhe pa njohje të mëparshme, bëjnë verifikime në sistemin TIMS për emra personash, gjeneralitetet e të cilëve ju jepen si porosi nga persona të tretë dhe, pasi zhvillojnë takime me ta, bien në kompromis për lejimin e kalimit të kufirit pa pasur pengesa nga punonjësit e Policisë Kufitare, nëpërmjet shmangies së kontrollit kufitar, pavarësisht se këta persona mund të jenë me precendentë penalë, persona në kërkim, mund të mos justifikojnë qëllimin e vizitës së tyre, mund të mos kenë dokumentacionin e duhur për të udhëtuar jashtë shtetit (pasaportë të vlefshme si dokumenti bazë).

Rastet

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, janë faktuar, si më poshtë:

–
Isa B., N/Komisar, përgjegjës Turni, 20 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

–
Evjon M., kontrollor, 11 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

–
Migena Q., kontrollore, 5 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

–
Florida M., kontrollore, 6 raste të lejimit të kalimit kufitar në kundërshtim me ligjin

Të gjithë shtetasit e mësipërm, në vazhdimësi kane marrë porosi nga shtetas të ndryshëm, me qëllim krijimin e lehtësirave, për udhëtimin e shtetasve të ndryshëm brenda apo jashtë shtetit nga P.K.K Rinas, duke i udhëzuar shtetasit se si duhet të udhëtojnë për të kaluar kufirin me qëllim që ata të mos kenë probleme nga autoritetet policore të huaja, raste të cilat mbeten për t’u verifikuar gjatë hetimit të mëtejshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.