Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherri në shtëpinë publike, 10 vjet burg shqiptarit që theri kosovarin

24/10/2015
Sherri në shtëpinë publike, 10 vjet burg shqiptarit që theri kosovarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata regjionale në Biel/Bienne, kantoni i Bernës ka dënuar të premten një shqiptar të Maqedonisë me dhjetë vjet burg për vrasje me paramendim. Është konstatuar se ai ka vrarë një kosovar në parkingun e një shtëpie publike.

Dy vjet më parë shqiptari 43 vjeçar nga Maqedonia pati vrarë bashkëkombësin e tij 39 vjeçar nga Kosova. Ky krim ka ndodhur në afërsi të një shtëpie publike në lokalitetin Lätti të komunës Rappersëil, të kantonit të Bernës. Sherri në mes të dy shqiptarëve kishte nisur kur ata ende ndodheshin brenda klubit, në bar. Kosovari tashmë i ndjerë ishte aty së bashku me dy zviceranë, të cilët bashkë me prostitutat e lokalit kishin provuar t`i pajtonin palët në konflikt. Pastaj të tre shokët ishin nisur për në shtëpi por e kishin ndërruar mendjen dhe ishin kthyer në lokal për të kërkuar sqarime nga shqiptari i Maqedonisë, shkruan bernerzeitung.ch. Në parkingun e klubit konflikti ishte përshkallëzuar kështu që kosovari kishte marrë plagë të rënda nga thika, prej të cilave vdes pak më vonë në spital. Sipas konstatimit të bërë nga trupi gjykues i Gjykatës Regjionale në Biel/Bienne, dorasi së pari e kishte goditur me thikë njërin nga shokët zviceranë të kosovarit, duke i shkaktuar plagë serioze në gjoks. Pastaj ai e ka therur kosovarin i cili nga plagët e marra ka vdekur në spital. Shqiptari i Maqedonisë ka pranuar para trupit gjykues se kishte pasur me vete një thikë dhe se thika që policia e ka gjetur afër vendit të krimit, ka qenë e tij. Por ai thotë se nuk e di kush i ka shkaktuar therjet me thikë. Ndërkohë që për trupin gjykues është krejtësisht e sigurt se therësi është vet ai, transmeton albinfo.ch. Kjo dëshmohet qartë edhe nga gjurmët e ADN-së, të gjetura përveç tjerash edhe në thikën në fjalë. Prokurori ka kërkuar dënim me 12 vjet burg për vrasje ndërsa avokati i të akuzuarit është shprehur për shpalljen e pafajësisë së tij lidhur me akuzën kryesore, të vrasjes me paramendim. Sipas avokatit, klienti i tij kishte dashur vetëm të mbrohej nga tre personat që e kishin sulmuar.

krim1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.