Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani me pronarët: Shteti ka dhe duhet të përballet me përgjegjësitë e veta

23/10/2015
Presidenti Nishani me pronarët: Shteti ka dhe duhet të përballet me përgjegjësitë e veta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në mesditë dhe zhvilloi një takim të gjerë konsultues me përfaqësues të pronarëve dhe të shoqatave të tyre të cilat shtrihen që nga Konispoli e deri në Shkodër.
Të pranishmit, pasi falënderuan Kreun e Shtetit për pritjen, por sidomos për interesin dhe vëmendjen që po i kushton si përfaqësues i unitetit të kombit, shprehën mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Presidentit Nishani ndaj përpjekjeve të tyre për zgjidhjen  e këtij problemi të rëndë ekonomik dhe shoqëror, që ka hapur dhe vazhdon të hapë konflikte të thella.
Presidenti Nishani duke u shprehur pjesëmarrësve mirënjohjen institucionale për pranimin e ftesës së Tij dhe duke i falënderuar për angazhimin e tyre qytetar dhe kontributin e dhënë për demokracinë, theksoi se në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, por edhe si qytetar i këtij vendi e konsideron çështjen e pronës dhe të pronësisë si kolonë kryesore e shtetit të së drejtës.
bujar nishani, pronaret 2Në këtë aspekt Presidenti nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj situate, e cila duhet trajtuar si interes i mirëfilltë publik, rrezikon të thellojë padrejtësinë e të shkaktojë tensione sociale duke vënë në pah njëkohësisht se “kjo nuk është një çështje politike, por i përket krejtësisht shtetit të së drejtës, është thellësisht kombëtare dhe plotësisht shtetare, ku shteti ka dhe duhet të përballet me përgjegjësitë e veta”.
Presidenti i Republikës i siguroi përfaqësuesit e pronarëve për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë institucionale dhe njerëzore në drejtim të zgjidhjes së problematikave të kësaj çështjeje me rëndësi kombëtare.
Njëkohësisht Presidenti Nishani i garantoi të pranishmit dhe nëpërmjet tyre, edhe shoqatat që ata përfaqësojnë se do të jetë një zë i fuqishëm për përcjelljen e shqetësimeve të tyre tek institucionet e vendit si dhe tek ato ndërkombëtare duke theksuar se çështja e pronës dhe e pronësisë së ligjshme ka nevojë për një platformë të shëndoshë ligjore si dhe për një rrugëzgjidhje sa më të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.