Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Itali, identifikohet shqiptari i vrarë nga pensionisti, familja apel për kthimin e trupit

23/10/2015
FOTO/ Itali, identifikohet shqiptari i vrarë nga pensionisti, familja apel për kthimin e trupit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 22-vjeçar nga fshati Gojan i Pukës është djali që u vra nga një pensionist, mëngjesin e së martës në Milano të Italisë. Gjergj Gjoni është identiteti i viktimës, raportoi sot policia italiane, teksa në njoftimin policor, bëhet e ditur se trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë të hënën e ardhshme, për të përcaktuar saktë vendin e vrasjes dhe kohën e vdekjes.
Policia italiane identifikoj viktimën nga shenjat e gishtërinjve, pasi i riu shqiptar ishte i njohur më parë për policinë italian si person me precedent penal, çfarë i kishte kushtuar atij riatdhesimin në Itali. Gjergj Gjoni, sipas Policisë, aktualisht jetonte ilegalisht në Itali, teksa strehohej tek një vajzë që mendohet të ishte e dashura e tij.
E teksa lajmi i vdekjes është përhapur familja Gjoni në Gojan të Madh të Pukës ka hapur dyert e mortit. Të afërmit tregojnë se Gjergji ishte i vetmi që siguronte të ardhura për familjen, prindërit, dy vëllezërit dhe tre motrat nuk kishin një mundësi punësimi.
Gjendja ekonomike ku ndodhet familja e të riut, ka shtuar edhe më ankthin për rikthimin e tij të atdhe, pasi prindërit dhe të afërmit e kanë të pamundur përballimin e shpenzimeve për sjelljen e trupit të pajetë. Gjergj Gjoni ishte larguar në drejtim të Italisë në vitit 2012. Disa muaj më vonë ai ishte rikthyer por ëndrra për një jetë më të mirë e kishte çuar sërish në Itali ku dhe gjeti vdekjen.
Autori vrasjes, një pensionist 65-vjeçar, Francesco Sicignano, i bëri të ditur Policisë se e kishte kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes, por dy prokurorët e Milanos, Antonio Pastore dhe Alberto Nobili, thonë se ka shumë dyshime dhe duhet sqaruar dinamika ekzakte. Goditja e shkaktuar nga 65-vjeçari ka ardhur nga lart-poshtë, drejt e në zemrën e 22-vjeçarit dhe asnjë gjurmë gjaku nuk është gjetur brenda kuzhinës. Trupi i pajetë i 22-vjeçarit u gjet në shkallët e jashtme të godinës ku mendohet se u krye krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.