Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OSHEE për klientelën e Edi Ramës: Hajde dhe merrni nga thesi ca miliona

21/10/2015
OSHEE për klientelën e Edi Ramës: Hajde dhe merrni nga thesi ca miliona
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Milionat që OSHEE ka dhënë për deputetë të Edi Ramës, kandidatë për kryetarë bashkie apo donator të Partisë Socialiste apo LSI-së, kryesisht janë ndarë me negociim pa shpallje gare. Me porosi; hajde dhe merr nga thesi ca miliona”.
Kështu ka deklaruar sot midis të tjerave nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, duke vijuar denoncimet për aferat e dyshimta korruptive të OSHEE-së.
Sipas Spahos, kjo kompani kështu funksionon për dy vite, duke shpërdoruar gjakun e shqiptarëve, ndërsa lihen në errësirë e futen në burg, të pamundurit.
“Kështu ka funksionuar për dy vite OSHE-ja, e cila shpërdoron milionat e gjakut të shqiptarëve, paratë qe i ka mbledhur me dhunë, me forcë, me burg. Majmen njerëzit e Edi Ramës me paratë që u morën jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit, Arif Dodës. Bëjnë pasuri me këto miliona deputetë dhe klientela e Edi Ramës, teksa lihen në errësirë fëmijë të porsalindur, pleq të vetmuar, dhe çohen në burg njerëzit e pamundur. Për çfarë duheshin marrë me dhunë këto para kur nuk investohet ne përmirësimin e furnizimit me energji e evidentuar te hidrovorët që nuk punonin gjatë përmbytjeve apo te ndërprerja e vazhdueshme e dritave kudo në vend”, vijon Spaho.
edmond spaho_copy_3Më tej, nënkryetari i PD-së, njëherazi edhe nënkryetari i Kuvendit, duke u ndalur në emra konkretë, ka renditur edhe shumat që sipas tij, kanë përfituar, ndërtuesi i vilës së Edi Ramës, apo edhe deputetë e ministra të PS-së.
“Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës të kapte 5 miliardë lekë për rikonstruksion zyrash. Sipas llogarive të bëra, ndërtuesit të Ramës i janë dhënë para për të bërë punime rregulluese që shkojnë 1639 euro metri katrorë. Ndërkohë që për të ndërtuar një godinë të re kostoja është 4 herë më e vogël. Këto para u duheshin marrë me dhunë qytetarëve që të merrte pa tender Safet-kandidati i Edi Ramës në Kamëz, 850 milionë lekë për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike sikurse mori edhe kompania e Pjerin Ndreut, 340 milionë lekë. Kur ndahet torta nuk mungon i kudondodhuri i korrupsionit, Ilir Beqa, me kompaninë e tij Intech plus, që ngjeu lugën edhe me paratë e OSHE-së. 970 milionë lekë ka përfituar Sadri Abazi, një tjetër kanakar i Edi Ramës. Një lukuni donatorësh, deputetësh, miqsh të Edi Ramës janë sulur e kanë mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve, pa tender, pa garë, me negociim nëse ju mjaftojnë për tu ngopur ose jo. Si hienat merr, shqyej, mbush trastën e ik”, ka shtuar nënkryetari i PD-së.
Sërish Spaho ka ripërsëritur thirrjen për të ndalur zullumqarët.
“Kjo është banda e OSHE, këto janë arritjet e mëdha të Edi Ramës. Një korrupsion i pamasë e i pështirë qe tallet me skamjen dhe me jetën e qytetarëve të vendit. Është koha për t’i ndalur zullumqarët e zhytur në vjedhje e zhvatje”, ka përfunduar Edmond Spaho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.