Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

QARKORJA E RE/Emigrantët në Greqi,dokumentat për leje qëndrimi dhe bashkim familjar

20/10/2015
QARKORJA E RE/Emigrantët në Greqi,dokumentat për leje qëndrimi dhe bashkim familjar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Brendshme ka nxjerrë më në fund qarkoren për zbatimin e dispozitave që lidheshin me emigrantët që kanë humbur lejen e qëndrimit dhe si mund ta fitojnë sërish atë. Por dispozita të favorshme do të fillojnë më në fund të zbatohen edhe për bashkimin familjar, pa qenë nevoja që të ndiqet procedura e stërzgjatur që kalon nga autoritetet konsullore greke në Shqipëri. Veç duhet bërë kujdes, se dispozitat e reja të bashkimit familjar, zbatohen vetëm për rastet e lindjes së fëmijës në Greqi, me kusht që njeri nga prindërit të ketë leje qëndrimi të vlefshme.

“Tribuna” ka publikuar sot gjithë përmbajtjen e qarkores në shqip.

Zbatimi i dispozitave të nenit 8, paragrafi 23 i ligjit 4332/2015

A. Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme që jepet me vendim të koordinatorit të administratës së decentralizuar

I. Posedues lejesh qëndrimi që kanë skaduar 10 vjeçarin e fundit para se të paraqitet aplikimi i tanishëm

1- Fotokopje të pasaportës, qoftë dhe sikur ajo të ketë skaduar

2- Një titull qëndrimi (leje qëndrimi), pavarësisht se cili autoritet e ka lëshuar, që ka skaduar gjatë dhjetëveçarit të fundit para dorëzimit të aplikimit.

3- Paravolo (taksë) me vlerë 300 euro.

4- Dokumente që vërtetojnë ruajtjen e lidhjeve me Greqinë, pas skadimit të lejes së qëndrimit dhe deri në datën e aplikimit. Dokumente të tilla konsiderohen:

– vërtetime për ndjekjen e mësimeve të gjuhës greke

– dëftesa studimi në shkollat greke të nivelit të parë apo të dytë

– leje të mëparshme qëndrimi, pavarësisht nga autoriteti që i ka lëshuar

– kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme

– vërtetime siguracionesh në një ent grek të siguracionit primar

– vërtetime për lidhje të mundshme familjare me një qytetar grek apo homogjen

– vërtetim studimi në institucionet arsimore të vendit

– fatura të veprimeve bankare

– akte noteriale që janë hartuar në prani të të interesuarit.

5 -Librezë shëndeti, personale apo familjare e vlefshme, ose

– Dokument i aftësisë siguruese, ose

Vërtetim i blerjes së ditëve të siguracioneve (ensimave) që kërkohen për përmbushejn e aftësisë siguruese, nga cilido ent publik siguracionesh.

II. Posedues lejesh qëndrimi me kohëzgjatje të përgjithshme 5 vjet, që kanë skaduar 10 vjeçarin e fundit para se të paraqitet aplikimi i tanishëm

Dokumentet që kërkohen

– Fotokopje e pasaportës, qoftë dhe sikur të ketë skaduar

– Leje qëndrimi me kohëzgjatje të përgjithshme pesë vjet, pavarësisht nga autoriteti që i ka lëshuar, dhe që kanë skaduar gjatë 10 vjeçarit të fundit para se të paraqitet aplikimi për leje të jashtëzakonshme

– Paravolo (taksë) me vlerë 300 euro

– Librezë shëndeti, personale apo familjare e vlefshme, ose

– Dokument i aftësisë siguruese, ose

Vërtetim i blerjes së ditëve të siguracioneve (ensimave) që kërkohen për përmbushejn e aftësisë siguruese, nga cilido ent publik siguracionesh.

Ensimat, si do të sigurohen

SHËNIM: Në rastet që të interesuarit nuk përmbushin kushtin e aftësisë siguruese dhe është e domosdoshme të blejnë ensimat e nevojshme, do të ndiqet procedura e mëposhtme:

– Marrje në dorëzim e gjithë dokumenteve të tjera që paraqesin me aplikimin,

– Dhënie e vërtetimit të tipt A (veveosi blu).

Shërbimet do të duhet t’i informojnë të interesuarit se duhet të shkojnë në entin e siguracioneve ku ishin më parë të siguruar apo dëshirojnë të sigurohen, me qëllim që të kryejnë blerjen e ensimave që nevojiten dhe të paraqesin vendimin e blerjes brenda gjashtë muajve që nga data e aplikimit; ndryshe aplikimi i tyre do të refuzohet.

Shërbimet kompetente të siguracioneve do të kryejnë shitjen e ensimave, pa kërkuar prej të interesuarit dokument tjetër, përveç pasaportës dhe vërtetimit të tipit A.

Procesi i blerjes së ensimave do të fillojë pas datës 1 dhjetor 2015.

Leje qëndrimi për bashkim familjar

Dokumentet që kërkohen:

– Formulari i aplikimit

– Dy (2) fotografi të kohëve të fundit, me format pasaporte, si dhe në trajtë elektronike të arkivuara në CD, në trajtën grafike JPEG 2000.

– Kopje e legalizuar e pasaportës së vlefshm

– Kopje e lejes së qëndrimit të personit që e ka në ngarkim, me vlefshmëri të paktën dy vjeçare

– Çertifikatë lindjeje e fëmijës (fëmijve), deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015.

– Dokumente që vërtetojnë se pas lindjes së fëmijve ka qëndruar në Greqi

– Aftësi siguruese të ngjashme me të personit që e ka në ngarkim

– Paravolo (taksë), sipas dispozitave të nenit 132 të ligjit 4251/14 (Shënim: Paravolat ndryshojnë në varësi të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit).tribuna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.