Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nënë Tereza, sot 12 vjet nga Lumturimi i saj

19/10/2015
Nënë Tereza, sot 12 vjet nga Lumturimi i saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Humanistja  dhe misionarja me origjinë shqiptare  Nënë Tereza mbush sot 12 vjet nga Lumturimi i saj. Çdo 19 tetor, veçanërisht Shqipëria dhe India, kujtojnë përvjetorin e Lumturimit të Nënës Terezë, Gonxhe Bojaxhiut, e cila nuk është vetëm festë liturgjike, por Festa Kombëtare e Saj.
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza e Kalkutës, emër të cilin e mori kur themeloi urdhrin “Misionarët e Dashurisë “ në vitin 1951 për t’u shërbyer të varfërve dhe të pashpresëve të Indisë, u Lumturua më 19 tetor 2003 nga papa Gjon Pali i 2 në Vatikan.
Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Nënë Tereza gjithashtu është nderuar edhe me shumë çmime të tjera. Në vitin 2003 aeroportit  të Tiranës, iu dha emir “Nënë Tereze”, ndërsa në hyrje të aeroportit u inaugurua edhe busti i saj.
Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamirësia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfrit” në 450 qendra në mbarë botën.
Nënë Tereza ka lindur në Shkup me 26 gusht 1910 në një familje kosovare dhe kur ishte 18 vjeçe u bë kandidate e Motrave të Loretos, të cilët kryenin misione humanitare në Indi. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.
Ajo  vdiq ne 5 shtator 1997 ne Kalkuta të Indisë. Nënë Tereza prehet në selinë e Urdhrit të  misionarëve të bamirësisë në Kalkuta.
Prej vitit 2003, 19 tetori, dita e Lumturimit të Nënë Terezës është shpallur festë kombëtare në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
Lindita Nikolla thërret sot sërish seancë  parlamentare, mësohet axhenda

Kohë e vështirë për Spiropalin, Rama i vë kufirin e postimeve. Tek e treta…

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Alternativa e opozitës, sulm ndaj kësaj qeverie

27/04/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Dosja “Veliaj”, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për shumicën e grupit

27/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Aksident fatal në Elbasan, humb jetën një kinez që drejtonte makinën

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.