Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MENTOR KIKIA/Mbi debatin e mes Stefanit dhe Zogajt e krizës së Fevziut

19/10/2015
MENTOR KIKIA/Mbi debatin e mes Stefanit dhe Zogajt e krizës së Fevziut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shumë shkurt. Duhet durim i madh të shikosh tashmë një debat televiziv deri në fund. Janë nja 20 të tillë brenda një jave nëpër televizione, sepse është produksioni më i lirë televiziv. Të enjten pashë deri në fund sekuencën e sharjeve mes Andrea Stefanit dhe Prec Zogajt. E pashë duke shtrënguar dhëmbët, për të parë se deri ku mund të shkojë perversiteti intelektual. I njoh të dy personalisht, i respektoj të dy dhe skam asnjë drojë të them këtë. Por skam asnjë drojë të them më të zezat që mund të më vijnë në mendje, pas asaj pështymosjeje publike. Për shkak se ky(debat nuk i thuhet kurrë) ndodhi publikisht në emisionin Opinion, një nga referencat më të rëndësishme të opinionbërjes, shumë kolegë, me të drejtë, komentuan sa në mediat tradicionale aq edhe në ato sociale, duke u përpjekur ta shpjegojnë këtë ndyrësi mediatike, ku të dy personazhet nuk lanë gjë pa sharë, kërcënuar e pështyrë mbi njëri-tjetrin. Jo është krizë mediatike, jo është mungesë etike, jo krizë politike etj etj.

Tani, jo se po kursej Andrean dhe Precin, por kjo është krizë e Fevziut. Ai kishte ngritur një debat për CEZ-in dhe fton ndër të tjerë, edhe dy njerëz, që s’kishin asnjë haber mbi temën, por që nuk lanë askënd tjetër të flasë. Kriza është e Fevziut, që ashtu si parlamenti që ka orën e diskutimit të lirë(ku deputetët shahen me libër shtëpie), para se të hyhet në rendin e ditës, edhe ai ka “seancën” e sharjeve të lira dhe këtë punë e bëjnë Andrea me Precin. Dhe ata, duke qenë përherë në studio, për cdo temë, po për cdo temë ama, nga kanceri i gjirit tek kriza në Siri, nga papunësia dhe niveli i arsimit, tek trafiku i drogës dhe sporti, atë që dinë të bëjnë më mirë, është të shahen.

Kriza është edhe e shumë moderatorëve të tjerë që ftojnë të njëjtët “ekspertë”, studio më studio, dhe madje ka nga ata që janë njëherësh edhe në tre ekrane brenda një dite.

Kjo është kriza miq, Andrea me Precin do shahen, pasi skanë c’të thonë tjetër për të justifikuar pagesën.

Një këshillë: Thjeshtë mos i shikoni. Nuk keni çfarë të mësoni. As ata vetë nuk kanë ç’të thonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.