Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas, në Beograd me armë e municione

19/10/2015
Ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas, në Beograd me armë e municione
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas, në Beograd me armë e municione Ish-shefi i shërbimeve sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, njëkohësisht i afërm i kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, kur u arrestua javën e kaluar në aeroportin e Beogradit kishte përveç një pistolete tip “Berreta” një palë dorezash kirurgjike dhe një kuti me municione.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, raportimet e të cilave tregojnë se, Mijallkov nuk ka thënë të vërtetën para autoriteteve serbe, kur kishte deklaruar se pistoletën e kishte harruar rastësisht në çantën e dorës.
Mediat serbe, të cilat e cilësojnë Mijallkov si James Bondin e Maqedonisë, vijojnë raportimin duke shkruar se ai është lënë i lirë pas ndërhyrjes së fortë të qeverisë së Shkupit.
“Ministria e Punëve të Brendshme na u lut që Mijallkov të lirohej menjëherë, pa u marrë në pyetje dhe pa kontrolle shtesë. Kolegët serbë u treguan të gatshëm të pranonin këto kërkesa, por ndërhyri prokuroria, e cila nuk lejoi që Mijallkov të lirohej pa procedurat e parashikuara për raste të tilla”, ka deklaruar një burim për gazetën serbe “Alo”.
Ndërkohë, mbetet e paqartë se si ish-shefi i shërbimeve sekrete ka shmangur kontrollet në aeroportin e Shkupit, prej nga ka udhëtuar drejt Beogradit.
Përfaqësues të kompanisë TAV, e cila menaxhon aeroportin “Aleksandri i Madh”, në një deklaratë për mediat kanë thënë se, “bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe një gabim individual në zbatimin e procedurave të sigurisë” dhe se po vazhdon hetimi i brendshëm për këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.