Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KRITERET/ Nishani “frenon” Llallën, nuk dekreton prokurorët e antikorrupsionit

17/10/2015
KRITERET/ Nishani “frenon” Llallën, nuk dekreton prokurorët e antikorrupsionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vit pas ngritjes së strukturës antikorrupsion te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e me gjithë  deklaratat e herëpashershme të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla se në vjeshtë do ketë arrestime surprizë, Prokuroria vijon  të shënojë rekorde të papërfillshme për zyrtarë që  do të merreshin si të pandehur për çështje korrupsioni.
Edhe pse në shtator numri një i organit të akuzës kreu lëvizjen e radhës duke tentuar ta kthejë këtë institucion ashtu siç u besua se do të funksiononte pas ndryshimeve në ligj për hetimin e gjykimin e korrupsionit te kjo prokurori, duke emëruar 4 prokurorë shtesë në këtë strukturë, firma e tij është kundërshtuar nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.
Bëhet fjalë për emërimin në krye të kësaj njësie në muajin shtator të katër prokurorëve, Armand Gurakuqi, Anisa Qilimi, Enkelejda Minollai, Gent Osmani dhe shefin që do t’i drejtojë ata, prokurorin Dritan Rreshka.
Me përjashtim të Osmanit, që u transferua nga Prokuroria e Elbasanit te Krimet e Rënda, katër të tjerët u votuan nga Këshilli i Prokurorisë, e më pas u emëruan nga Prokurori i Përgjithshëm në strukturën që vijon të jetë e brishtë pavarësisht pritshmërive.
Por, me sa po shikohet kjo lëvizje e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është konsideruar e duhura nga Presidenti, pasi të katër emërimet nuk janë dekretuar prej tij.
Argumenti që rrëzon Prokurorin e Përgjithshëm e që me sa duket shfaq një marrëdhënie jo të mirë mes Llallës dhe Nishanit, thuhet në rrugë jozyrtare të jetë mosndjekja e të gjitha kritereve për këto emërimeve, kjo pasi për katër prokurorët, së pari duhej kryer shpallja e vendeve vakante te Krimet e Rënda e më tej ata duhet t’i nënshtroheshin konkursit, thonë burimet.
Me gjithë refuzimin e Presidentit Nishani për t’i dekretuar, Prokurori i Përgjithshëm ka zgjedhur që t’i qëndrojë firmës së tij, duke i lënë ata tashmë si të komanduar në këtë detyrë, çka do të thotë se aktualisht në Prokurorinë e  Krimeve të Rënda janë me pëlqim vetëm prokurori Gentian Osmani dhe prokurori amerikan Gjon Junçaj.
Edhe pse ka një vit që ka kaluar ligji që i jep kompetenca të plota Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjet e korrupsionit, deri më tani Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë vetëm dy vendime fajësie që janë pesë vjet nga gjykimi i shkurtuar i ish-kryekomunarit të Bërzhitës, Genci Drita dhe tre vjet të konvertuar në shërbim prove për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, ndërsa janë ende nën gjykim gjyqtarja e Lezhës, Parashqevi Ademi, për të cilën prokuroria kërkon 6 vjet burg, kurse për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, gjykata është në pritje të dëgjimit të dëshmitarëve.

(Top Channel)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.