Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Spaho: Hetimi i CEZ do të bëhet, Rama nuk e ndalon dot

16/10/2015
Spaho: Hetimi i CEZ do të bëhet, Rama nuk e ndalon dot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spahot theksoi se PD do t’i shkojë deri në fund hetimit të çështjes së CEZ-it, pavarësisht refuzimit të kryeministrit dhe të mazhorancës.

Sipas Spahos, kryeministri Rama dhe zëdhënësit e tij, faljen e 600 milion eurove nga xhepat e shqiptarëve, kompanisë CEZ, ata e quajnë marrëveshje të mirë. Nënkryetarit i PD tha se sa më shumë bëjnë avokatin, aq më shumë identifikohen si autorët e vjedhjes së shekullit.

Deklaratë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Ka vetëm një njeri sot, që marrjen e 600 milionë eurove nga xhepat e shqiptarëve dhe faljen e kësaj shumë kompanisë CEZ, e quan marrëveshje të mirë. Ky është Edi Rama, i cili edhe mbrëmë, përmes zëdhënësit të tij Gjiknuri, sërish e cilësoi marrëveshje të mirë. Për Edi Ramën, zëdhënësin e tij, e kushdo tjetër që është përfshirë në aferën më të madhe korruptive në historinë e vendit kjo është një marrëveshje e mirë. Të ndash 600 milionë euro në një kohë kur kryeministri e soji i tyre janë sulur për të vjedhur e zhvatur, është patjetër një marrëveshje e mirë. Sa më shumë e mbrojnë, sa më shumë bëjnë avokatin, aq më shumë identifikohen si autorët e vjedhjes së shekullit. Opozita, Partia Demokratike e denoncoi të nesërmen e 31 korrikut, ditën kur kjo marrëveshje kriminale me CEZ kaloi në parlament përmes deputetëve kartona. Avokatët ndërkombëtarë të qeverisë i rekomanduan Edi Ramës jo vetëm të mos falë këto 600 milionë euro, por i thanë se ekzistojnë të gjitha rrethanat për të pretenduar 2 miliardë euro prej kompanisë CEZ, për shkeljet që ajo i kishte bërë kontratës. Shtypi, agjensitë ndërkombëtare hetuan e nxorën të palarat në shesh. Së fundmi, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka konstatuar se me marrëveshjen me CEZ, shtetit, qytetarëve të këtij vendi, u është bërë një dëm prej 479 milionë eurosh. Këtu përfshihen detyrimet e njohura prej kompanisë, që u falën. Përfshihen edhe 95 milionë eurot që qeveria ia dha në fund në dorë kompanisë, si shpërblim për këtë marrëveshje kriminale. Pra i dha edhe 95 milionë euro, pasi ndau me të qindra miliona euro të tjera. Çdo faktor jashtë këtij pakti, avokatët ndërkombëtar, opozita, shtypi, kontrolli i lartë i shtetit, qytetarët e vendit, e denoncojnë skandalin më të madh financiar të vendit. Vetëm për Edi Ramën kjo është një marrëveshje e mirë dhe e mbron me çdo kusht. Por është i izoluar, i rrethuar në krimin e tij. Hetimi do të bëhet. Kjo çështje do të zbardhet deri në fund. Këto para janë pasuria e vendit, me të cilat është bërë pazar për tu mbushur xhepat e Edi Ramës dhe skotës se tij. Nuk janë letra që rriten në kopshtin e saraveje të Surrelit. Janë mundi, djersa gjaku i shqiptarëve. Janë para që nuk shkojnë për rritje rrogash e pensionesh, për rrugë e spitale, për kopshte e çerdhe, për krijimin e vendeve të punës. Janë para që u takojnë shqiptarëve, që u janë marrë me dhunë nga Edi Rama. Por nuk kanë për ta mbyllur dot këtë aferë pavarësisht se edhe dje refuzuan hetimin nderkombëtar duke mos pranuar futjen ne kalendarin e punës të Kuvendit të propozimit të Partisë Demokratike për këtë qëllim. Paratë do gjenden, përgjegjësit do shkojnë para ligjit. Bashkë me zbardhjen e këtij skandali, do të zbardhë një ditë e re për vendin, demokracia e re, ku qeveria vendos bashkë me qytetarët dhe prihet nga interesat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.