Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LEJET E NDËRTIMIT/ Gjykata shpall të pafajshëm dajën e Erion Veliajt, dënon 8 ish-vartësit e tij

16/10/2015
LEJET E NDËRTIMIT/ Gjykata shpall të pafajshëm dajën e Erion Veliajt, dënon 8 ish-vartësit e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Beratit ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë Ura Vajgurore, ndërkohë që ka dënuar 8 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, të gjithë bashkë të pandehur në një gjykim, në të cilin akuzoheshin nga Prokuroria e Beratit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në dhënien e disa lejeve të ndërtimit, përfshirë edhe për ndërtimin e vëllait të ish-kryetarit të Bashkisë, të pandehur në këtë proces.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Beratit kishte kërkuar për të 9 zyrtarët, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë (deri në qershor 2015), dënimin me nga 1 vit burgim. Në vendimin e saj, Gjykata ka pranuar kërkesën për 8 zyrtarë, duke shpallur të pafajshëm vetëm shtetasin Syrja Ormënaj, ish-kryetar i Bashkisë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Urës Vajgurore në kohën e hetimit.
Syrja Ormënaj, është daja i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ndër akuzat për lejet abuzive, njëra prej lejeve të ndërtimi figuronte e firmosur nga Syrja Ormënaj, ish-kryebashkiaku i Urës Vajgurore për vëllanë e tij Fatos Ormënajn, dajën tjetër të Erion Veliajt.

Dosja e Prokurorisë
Prokuroria e Beratit, në bazë të kallëzimit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, ka zhvilluar hetimin për dhënien e lejes së ndërtimit për godinë shërbimi, dhënë nga KRRT e Bashkisë Ura Vajgurore, në favor të subjektit LEKSI–OR”, sh.p.k. me administrator shtetasin Fatos Ormënaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë, Syrja Ormënaj.
Gjatë hetimit, u konstatua se krahas shkeljeve në dhënien e lejes për këtë subjekt ndërtues, anëtarët e KRRT-së kanë dhënë leje në shkelje të ligjit edhe për disa ndërtime të tjera. Ky proces hetimor dhe gjyqësor ka zgjatur rreth 3 vjet, për shkak se fillimisht u nis hetimi për një zyrtar të Bashkisë Ura Vajgurore dhe më tej u zgjerua rrethi i personave të përfshirë edhe tek të gjithë anëtarët e KRRT-së.
Në përfundim të gjykimit, më datë 15. 10. 2015, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për shpalljen fajtor të 8 nga 9 personat e akuzuar, duke i dënuar nga 9 muaj deri në 1 vit burgim, të shndërruar në 18 muaj deri në 2 vite shërbim prove. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë, Syrja Ormënaj, u shpall i pafajshëm, ndërkohë që përfitues i drejtëpërdrejtë i një prej lejeve të ndërtimit të gjetura në shkelje të ligjit ishte e vëllait të tij.

Gjykata vendosi

1.   Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Syrja Ormenaj
2.   Deklarimin fajtor te te pandehures Valentina Mullisi dhe denimin me 12 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 2 vjet.
3.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Zoi Gjoni dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
4.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Lulezim Sino dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
5.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Vladimir Mydini dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
6.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Enriket Sado dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
7.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Todi Puriqi dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
8.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Elis Gjata dhe denimin me 12 muaj burgim
9.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Petro Tumani dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.