Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermania masa shtrënguese azilantëve, jo më para në dorë, por ushqim

16/10/2015
Gjermania masa shtrënguese azilantëve, jo më para në dorë, por ushqim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjermania ka vendosur masa shtrënguese për azilin, së pari duke i shpallur vende të sigurta në orgjinë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Po ashtu ajo do të heqë ndihmat financiare për individët që kanë kërkuar azil,duke ju dhënë ushqim ose kupona në vend të parave.

Për herë të parë që nga viti 1993 Bundestagu gjerman ndërmori ndryshime thelbësore në ligjin e azilit. “Ne duam, që të mos shtrohen aspak kërkesa nga ata që nuk kanë perspektivë për njohjen e së drejtës së azilit”, argumentoi ministri i Brendshëm kristian demokrat, Thomas de Maizière. Paketa ligjore synon, që të shpejtohet vendimmarrja për ata që fitojnë azil dhe ata që nuk fitojnë azil. Kush nuk ka të drejtë për azil, sipas ministrit të Brendshëm duhet të kthehet shpejt në vendin e origjinës. Kush ka të drejtë për azil, duhet të mund të integrohet më shpejt dhe më mirë.

Pikat më kryesore të ligjit janë:

Refugjatët në të ardhmen duhet të qëndrojnë në strehimoret e pranimit fillestar derisa të vendoset për kërkesën e tyre.

Kërkesat duhet të shqyrtohen shumë më shpejt.

Federata merr përsipër një pjesë të madhe të kostove prej komunave të mbingarkuara.

Duhet të shmangen, në mënyrë që njerëzit të mos aplikojnë për azil duke u nisur nga arsyet ekonomike.

Gjatë periudhës së shqyrtimit të kërkesës së azilit ndihmat do të jenë më pak në para dhe kryesisht në natyrë – si p.sh. ushqime apo kuptona ushqimi.

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të shpallen vende të sigurta origjine.

Në të ardhmen do të ketë dy kategori refugjatësh. Refugjatë nga vendet e treta të sigurta këtej e tutje do të kenë më pak shanse për qëndrim në dallim me ata që kanë perspektivë pranimi. Atyre, njohja e azilit të të cilëve është e mundshme, do u ofrohen më shpejt kurse gjuhe dhe integrimi dhe do të lejohen më shpejt të hynë në punë. Refugjatët nga vendet e treta të sigurta në të kundërt nuk do të lejohen të punojnë.

Refugjatët e refuzuar duhet të dëbohen më shpejt.

Ndërkohë që nuk u vendos krijimi i zonave të diskutueshme ‘të transitit’. Fillimisht Ministria e Brendshme kishte planifikuar që të krijonte zona të tilla në kufi. Në bazë të këtij plani refugjatët do të duhej të qëndronin në rajonin kufitar, derisa të merrej vendimi për kërkesën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.