Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjeku i refuzuar nga Bleona, probleme me drejtësinë

13/10/2015
Mjeku i refuzuar nga Bleona, probleme me drejtësinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndonëse ende nuk ka një diagnozë të përcaktuar dhe të bërë publike nga ana e mjekëve të spitalit psikiatrik nr. 5 të Tiranës për mjekun që i propozoi për martesë Bleona Qeretit, mësohet se ndaj tij në prokurorinë dhe në policinë e Burrelit ekziston një kallëzim që është kryer nga vëllai i tij. Kallëzimi është bërë për ushtrim dhune nga ana e Dalip Gjokës ndaj vëllait të tij, ndërsa që prej asaj dite mësohet se vajzat dhe gruaja e tij edhe janë detyruar ta sjellin në Tiranë, në pavionin e Psikiatrisë, njeriun e jetës së tyre. Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Matit saktësohet se është ngritur një pretendim nga ana e vëllait të tij, M. Gjoka për ushtrim dhune ndaj tij, pasi ky i fundit i ka kërkuar që të fliste me të për të sqaruar gjithçka po ndodhte me të dhe kërkesat e tij publike, shkruan sot “Shekulli”. Referuar të dhënave që vijnë nga policia e Dibrës bëhet me dije se mëngjesin e së premtes, diku rreth orës 08.00 të mëngjesit mjeku Dalip Gjoka ka qenë në qendër të qytetit bashkë me dy miqtë të tij kur është afruar vëllai i tij, M. Gjoka me makinë dhe e ka thirrur Dalipin. Mjeku ka ikur në makinë me të vëllanë dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash janë zhvilluar më pas ngjarjet, por saktësohet se M. Gjoka ka pretenduar në polici dhe në prokurori se është dhunuar nga ana e Dalipit, ndërsa po përpiqej t`i kërkonte llogari për gjithçka po bënte kundër familjes së tij dhe vetë fisit Gjoka, pasi me atë veprim mjeku po i binte ndesh gjithë fisit, shkruan “Shekulli”. Pasi familja e afërt e mjekut ka marrë vesh përplasjen mes dy vëllezërve ka kërkuar ndihmën e mjekëve të Tiranës për të bërë të mundur shtrimin e Gjokës, pasi gjendja e tij rezultonte e përkeqësuar. Të dhënat flasin për një betejë mes familjarëve dhe vetë mjekut Gjoka, i cili me sa duket paska pasur probleme prej kohësh, por pa mundur të shquhen nga pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët tashmë përveç se duhet të vuajnë gjendjen e rënduar të familjarit të tyre iu duhet edhe të përballen me një opinion publik të përpunuar nga media me një material që për ta duket se i kalon përmasat e normales. Dalip Gjoka vijon të jetë në spitalin psikiatrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/Ministrja e re pa “gabimet” e vjetra

Rasti Balluku përshkruhet nga prestigjozja franceze. Çfarë shkruan ‘Le Figaro”

07/02/2026
Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë në Tiranë

Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë në Tiranë

07/02/2026
BURREL/ Gjendet trupi i pajetë i të riut pas 30 ditësh. FSK nuk u largua asnjë ditë

BURREL/ Gjendet trupi i pajetë i të riut pas 30 ditësh. FSK nuk u largua asnjë ditë

07/02/2026
Berisha: Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e Ramës, moment për të rritur protestën

Berisha: Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e Ramës, moment për të rritur protestën

07/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/Ministrja e re pa “gabimet” e vjetra

Rasti Balluku përshkruhet nga prestigjozja franceze. Çfarë shkruan ‘Le Figaro”

07/02/2026
Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë në Tiranë

Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë në Tiranë

07/02/2026
BURREL/ Gjendet trupi i pajetë i të riut pas 30 ditësh. FSK nuk u largua asnjë ditë

BURREL/ Gjendet trupi i pajetë i të riut pas 30 ditësh. FSK nuk u largua asnjë ditë

07/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.