Katër persona, duke përfshirë edhe një vajzë pesëvjeçare u vranë kur një makinë që drejtohej nga ish-Miss Rumania 2015, Diana Dinu, u përplas me karrocën e tyre.
Ish-Miss ishte duke i dhënë një makine Audi, kur u përplas me karrocën, njoftuan mediat në Bukuresht.
Bukuroshja Dinu së bashku me 3 persona që po udhëtonin me të nuk u dëmtuan.
Diana Dinu 25 vjeçe, e cila po ngiste një Audi në lokalitetin Harea të Vrancea në lindje të Rumanisë, doli e padëmtuar nga ky aksident, së bashku me tre pasagjerë që gjendeshin në makinën e saj. Policia tha se drejtuesi i karrocës, Marian Batoaga, 46 vjeç, ishte i dehur kur hyri në rrugën ku po kalonte ish-miss i Rumanisë dhe sipas hetimit, i preu rrugën automjetit.









