Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

2 arsye pse nuk zëvëndësohet Arben Ndoka në Parlament

10/10/2015
2 arsye pse nuk zëvëndësohet Arben Ndoka në Parlament
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe vëndi i lënë vakant në parlament nga Arben Ndoka nuk është zëvendësuar. Çfarë ka ndodhur?

Një burim nga PS pohoi për Top Channel se që prej datës 7 shtator dokumenti që kjo forcë politike duhet t’i paraqesë KQZ-së nuk e ka marrë firmën e Ndokës.

Top Channel e kontaktoi zotin Ndoka, por ai nuk dha ndonjë koment përse deri më tani nuk e ka firmosur dokumentin e lënies së mandatit.

Edhe drejtues të Grupit Parlamentar socialist nuk ishin të gatshëm të jepnin detaje për këtë çështje. Jozyrtarisht mësohet se pas dërgimit të letrës, zoti Ndoka për arsye personale ndodhet jashtë Shqipërisë.

Fill pas dorëzimit të mandatit nga Ndoka, zëvëndësimi i tij do të bëhej nga kryetari aktual i bashkisë së Rrëshenit, Ndrec Dedaj. Nëse ky i fundit do të kërkonte mandatin e deputetit atëherë bashkia e Rrëshenit do të zhvillonte zgjedhje lokale për kryetarin e ri. Pas tij vjen një grua, Mejreme Delishi e cila e ka tejkaluar mandatin me dorëheqje kur i liroi vendin Arben Ndokës.

Emri që duhet të zgjidhet deputet është Eduard Ndocaj. Pas kuintave është pikërisht ky emër që ka shtyrë procedurat e zëvëndësimit në KQZ dhe në Parlament të deputetit Ndoka. Ndocaj është kritik me PS-në dhe ka publikuar disa të dhëna problematike për drejtuesit e PS-së. Aktualisht ai është nënkryetar i PDK-së e cila edhe pse në koalicion me PS-në, nuk është ndonjë parti e besueshme për hapa afatgjatë me të.

PS nuk e do Eduard Ndocajn deputet, aq më tepër në këtë periudhë që marrëdhëniet me LSI-në nuk janë të mira dhe se koalicioni cdo muaj kalon një dridhje.

Çështja „Ndoka“ e vendos PS në një situatë të paprecedentë për parlamentarizmin shqiptar, kur një deputet deklarohet për lënien e mandatit por nuk i jep formën zyrtare që është nënshkrimi i dokumentit zyrtar.

lezha_lista_9337

4 ditë nga deklarimi për lënien e mandatit, Ndoka do të përballej me një tjetër situatë në karrierën e tij politike. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive më 11 shtator 2015 do të bënte publik një urdhër të firmosur nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj më 28 korrik, ku Ndoka nuk e justifikon shumën e rreth 1.5 milionë eurove nga pasuria e deklaruar.

Do të duhet kohë që të gjendet Ndoka për të marrë firmën, nëse vërtet ajo firmë duhet. Përvec hallit të PS-së është edhe halli i vetë Ndokës i cili sapo la mandatin i hapën cështje penale. Dhe kjo eshte arsyeja e dyte se pse deri tani nuk eshte bere zevendesimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

11/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.