Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tani duket se Rruga e Arbërit do t’i bie nga Kina

06/10/2015
Tani duket se Rruga e Arbërit do t’i bie nga Kina
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur një deputet socialist i Dibrës, Perparim Spahiu shkruante në pranverë të këtij viti se “Ruga e Arbërit nuk i bie nga Kina” nuk e ka njohur mirë Koco Kokëdhimën, i cili është edhe mblesi i kontratës me kinezët për ndërtimin e rrugës së Arbërit.

Sikurse shkruan gazeta me emrin e rrugës e komunitetit dibran financimi i Rrugës së Arbërit është vënë në dyshim.

Të deleguar të firmave kineze në Shqipëri deklarojnë tërheqjen e “Exim Bank” gjë për të cilën është informuar edhe qeveria por nuk e bën publike.

Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës që ka një gjatësi prej 26.9 kilometrash. Oferta nuk dorëzuar dhe se firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar nga ky dikaster, shkruan një tjetër media, lapsi.al.

Ligji i miratuar më 16 prill në Kuvendin e Shqipërisë përcakton fundin e shtatorit si afatin për dorëzimin e ofertës nga kompania kineze. Pas dorëzimit oferta do të duhet negociohet për 60 ditë përpara se të dërgohet në kuvend.

Geri Selenica, përfaqësues i disa firmave të mëdha kineze, i pyetur nga gazeta “Rruga e Arbërit” sqaroi se “IRR – Koeficenti i Rikthimit të Investimit- u është ndaluar me ligj bankave kineze që të jetë më pak se 13.5 % për një periudhë 8 –vjeçare. Për rastin e rrugës së Arbërit është folur që IRR të jetë 5 %, por ndërkohë janë rritur vitet nga 8 në 12 vjet.

Koço Kokëdhima, deputeti i Partisë Socialiste, i angazhuar në negocimin me kompaninë kineze “China State Construction” i tha gazetës se “interesi i kredisë nga “Exim Bank” do të jetë 3 % dhe IRR 5 %, duke e çuar atë në 8 %, ndërsa negociatat e qeverisë së mëparshme e conin atë në 24 %”.

Por “Exim Bank” duket se është tërhequr nga fakti se nga përllogaritjet e saj, investimi duket i rrezikuar. “Që kjo rrugë të jetë e justifikueshme për investimin duhet që aty të kalojnë mbi 15 mijë makina në ditë me një pagesë prej 5 eurosh për çdo makinë për 12 vite me radhë, kështu që ky investim nuk është i pranueshëm për palën kineze”, shpjegon Geri Selenica.

Deputetët socialistë Përparim Spahiu dhe Ulsi Manja deklarojnë se gjithçka po ecën sipas parashikimeve. Marrëveshja firmoset në dhjetor, punimet nisin në janar.

Sherefedin Shehu hedh dyshime se pas tërheqjes së “Exim Bank” qëndrojnë edhe arsye të tjera. Ai shrpehet se përfshirja e “Exim Bank” në ndërtimin e rrugës së Arbrit është e kushtëzuar me koncesione të tjera, si hidrocentrali i Skavicës apo Porti i Shëngjinit. “Në mos ka hequr dorë, nuk do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv të shpejtë, sepse kjo histori ka filluar që në kohën e PD-së”, shprehet ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.