Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Godina e OSHEE, fiton tenderin kompania që ndërtoi shtëpinë e Ramës

06/10/2015
Godina e OSHEE, fiton tenderin kompania që ndërtoi shtëpinë e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto shtëpia në ndërtim e kryeministrit Rama në Surrel, 10 km nga Tirana

Një ndër tenderat më të mëdhenj të zhvilluar vitin e fundit është fituar dje nga një kompani që renditej e dyta në garë, ndërkohqë u skualifikau një tjetër konkurrent me një ofertë prej 750 milionë lekësh më pak.

PD ka reaguar lidhur më këtë skandal, nepermjet nje deklarate te nenkryetarit te saj, Edi Paloka:

“Edi Rama ia dha dje 4 miliardë e 540 milionë lekët mikut të tij për ndërtimin e godinës së OSHEE, edhe pse kjo aferë u denoncua publikisht nga Partia Demokratike, me date 11 shtator, edhe pse opinioni publik u informua për këtë tender ku fituesi ishte i paracaktuar.

Fituesi u shpall dje, dhe ai është ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, miku i tij i vjetër në biznes, Carapuli, ashtu siç kishim paralajmëruar ne me denoncimin publik që bëmë.

Ky është një korrupsion i pastër me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Masha e tij e bindur në OSHEE vetëm sa ka zbatuar porosinë në këtë rast.

Miku, partneri, ortaku i Edi Ramës mori tenderin prej 4 miliardë e 540 milionë lekësh, edhe pse kishte paraqitur ofertën më të lartë.

U skualifikua subjekti tjetër që u fut në garë duke ofruar 740 milionë lekë më pak, pra që do ti kursente qytetarëve shqiptarë 740 milionë lekë.

Vetëm një urdhër i Edi Ramës do të sillte këtë rezultat, që fitues të shpallet dikush që e ka ofertën 500 mijë euro më të madhe.

Askush nuk do të kishte guxim kaq të marrë për të dhënë një tender të tillë, pa urdhrin e Edi Ramës, urdhrin e atij që vendos në fakt për çdo tender në vend.

Kanë përfunduar në burg e kanë vrarë vetën për 30 mijë lekë të vjetra qytetarët tanë, ndërkohë që kryeministri ndan miliardat me mikun e tij në shkelje të ligjit e procedurës.

Po dhunohen çdo ditë mijëra qytetarë që jetojnë me një dyqan të vogël, ndërkohë që Edi Rama sdo t’ia dijë për asnjë rregull apo ligj, jep 4 miliardë e 540 milionë lekë për ndërtuesin e sarajeve të tij të luksit.

Nuk ka më kohë të dashur qytetarë. Vetëm drejtësia që vjen nga bashkimi ynë për të ndalur këtë oligarki të korruptuar e kriminale, është rruga e daljes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.