Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jo Filadelfia, por Fieradelfia

27/09/2015
Jo Filadelfia, por Fieradelfia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agjencia e lajmeve Reuters ka fiksuar flamurin shqiptar në Bulevardin Benjamin Franklin, në Philadelphia, ku dje dhe sot ka kaluar Papa Françesku, gjatë veprimtarive të tij në ndalesën e fundit të vizitës historike në SHBA.
Shqiptarët që jetojnë në Philadelphia, apo ata që e kanë vizituar atë, e dinë se për cilin flamur bëhet fjalë. Bulevardi i njohur i qytetit që të çon në Muzeun e Artit dhe muzeume e monumente të tjera, është një nga pikat më të vizituara nga turistët.
Flamuri shqiptar është pjesë e një serie flamujsh nga vende të ndryshme të botës, nga një për çdo komunitet etnik në Philadelphia. Tradita e vendosjes së flamujve ka nisur nga viti 1976, por prania shqiptare në Philadelphia është e hershme. Shqiptarët kanë hapur xhaminë e parë të qytetit, ndërsa kisha e parë ortodokse shqiptare daton në 1931.
Mirëpo, siç është shkruar shpesh në gazetën shqiptaro-amerikane, “Illyria” (http://illyriapress.com/), numri i shqiptarëve është shtuar veçanërisht pas vitit 1990 në Philadelphia, me ardhjen e një vale të re mërgimtarësh, nga Shqipëria. Një pjesë e madhe e tyre me sa duket nga Fieri, gjë që solli një emër të ri për qytetin në një shkrim kushtuar shqiptarëve në “Philadelphia Inquirer”: Fier-adelfia.
Fieradelfia është fakt vetëm një nga versionet. Sipas stilit të kolonëve të parë anglezë, shqiptarët preferojnë emra si “Fieri i Ri”, ose Nju Fieri.
Fierakët nuk janë të vetmit në këtë qytet. Ashtu si edhe në përqendrime të tjera të komunitetit, shqiptarët vijnë nga të gjitha trojet, përfshi edhe një numër të madh arbëreshësh, ndoshta të parët që janë vendosur këtu.
Për sa i përket Atit të Shenjtë, sot, do të jetë dita e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Ruben Avxhiu
(Illyria)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.