Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pa ide përballë terrorit të IS-it

05/09/2015
Pa ide përballë terrorit të IS-it
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Martin Zagatta

Fillimisht hodhën në erë tempullin Baalshamin dhe tani – sikurse mendohej – edhe tempullin Baal, zemrën e qytetit antik të Palmirës. 2000 vjet trashëgimi kulturore e UNESKO-s u fshinë menjëherë nga një milici terroriste që e quan veten “Shtetit Islamik”. Por pavarësisht nga i gjithë tmerri tani është e lehtë për të shtruar pyetjen nëse UNESCO-ja me ankesën e saj, për ta ruajtur domosdoshmërisht Palmirën si “djep i civilizimit”, vetëm sa nxiti urrejtjen e luftëtarëve të vetëshpallur të luftës së shenjtë. Tek e fundit edhe mbretërit asirianë i bënë rrafsh me tokën qytetet mbretërore asiriane të Ninives, Hadrës dhe Nimrudit në Irakun verior.

Arkeologët të habitur

Edhe në qoftë se arkeologët që kanë mbetur të habitur prej këtij veprimi bëjnë thirrije duke thënë se të paktën tani ka ardhur koha për të dërguar forca tokësore, pavarësisht se nga ku për t’u dhënë fund veprimeve të papërshkrueshme të IS-it, ata nuk duhet të akuzohen për cinizëm, dhe t’u thuhet se për ta gurët janë më të rëndësishëm se njerëzit. Kërkesa të tilla që lidhen me shkatërrimin e Palmirës tani, janë shprehje e dëshpërimit dhe e pafuqisë.

Sepse fundi i luftës civile, i vuajtjeve dhe vdekjeve të përditshme në Siri nuk duket në horizont. Rreth 250.000 vetë janë vrarë deri tani, pothuajse shtatë milion sirianë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. 40 për qind e popullatës kan ikur tashmë, ose ndodhet në arrati. Dhe pavarësisht nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, terroristët e IS-it kanë arritur ta zgjerojnë zonën e tyre të sundimit. Avionët luftarakë as nuk e provuan ta mbronin Palmirën, edhe me sa duket për shkak se ata nuk donin t’u vinin në ndihmë trupave të Presidentit Asad. Nëse qeveria në Damask tani, megjithatë, e akuzon IS-in që shkatërron trashëgiminë historike të Sirisë, kjo është më shumë se hipokrite nga një regjim që nuk hezitoi të shkatërronte gjithashtu me bomba site të trashëgimisë botërore si qytetin e vjetër të Aleppos, që ishte qendër e rebelëve.

Nuk ka konsensus në mesin e kundërshtarëve të IS-it

Fakti që askush nuk po ndërmerr asnjë veprim serioz kundër shkatërrimit të Palmirës, kundër “Shtetit Islamik” tregon tërë pafuqinë e komunitetit ndërkombëtar. Regjimi i Assadit, i cili e toleroi për një kohë të gjatë IS-in, është shumë i dobët. Plani i i ri i paqes i OKB-së, i cili parashikon një qeveri tranzicioni pa Asadin, ndoshta është i destinuar të dështojë sërish, pasi Rusia rikonfirmoi menjëherë pas njoftimit të këtij lajmi, se mbështet presidentin sirian.

Edhe Lidhja Arabe e shtyu përsëri ngritjen e një trupe për të luftuar “Shtetin Islamik” për një kohë të pacaktuar. E gjithë kjo është në favor të islamistëve, të cilët gjithashtu e dinë shumë mirë se me shkatërrimin e monumenteve antike sigurojnë më shumë vëmendje se sa me videot e tyre të tmerrshme të ekzekutimeve.

Kështu mund të parashikohet që tani edhe më shumë njerëz të vuajtur nga Siria do të ikin nga shtëpitë e tyre – drejt Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.