Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Babai i motrave Kajtazi: Psikologët mashtruan me fjalë vajzat e mia

21/08/2015
Babai i motrave Kajtazi: Psikologët mashtruan me fjalë vajzat e mia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pavarësisht shqetësimeve të shkaktuara nga vajzat e tyre prindërit Anila dhe Hiqmet Kajtazi janë kujdesur që ato të mos ndihen të braktisura. Me Orialdën ata kanë pasur disa komunikime në telefon si edhe e kanë vizituar në ambientet e paraburgimit.
“Vajza është penduar thellë. Sa na shikon ne vetëm qan. Ne jemi përpjekur t’i rrimë afër dhe nuk ia kemi përmendur fare ato që ka bërë. Herën e fundit që e takuam na tregoi se ku i kishte shpenzuar lekët që mori në shtëpi. Kërkoi që t’i çonim edhe rroba të trasha se në burg bën ftohtë, por ne e siguruam se së shpejti do ta ndihmojmë që të fitojë lirinë. Disa të afërm na kanë ndihmuar që të gjejmë një avokate dhe një psikologe që t’i ndihmojmë vajzat tona”, tha për “Shekullin” babai i motrave Kajtazi, Hiqmet Kajtazi.
Ai tregon se Orialda i ka rrëfyer se në gjithçka që ka bërë gjatë një muaji arratisje ka qenë e vetme dhe nuk e ka shfrytëzuar apo ndihmuar njeri. Ajo ka shprehur pendesë dhe është bindur se gjithçka që ka bërë ishte gabim. Nga qelia vajza u ka dhënë të afërmve adresën e e-mailit nëpërmjet të cilës ata kanë mundur të heqin nga “Youtube” katër videot e postuara nga motrat gjatë kohës kur ishin në arrati. I ati i vajzave tregon se shumë shpejt do ta apelojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrësit, e cila e cila la në burg deri në përfundim të hetimeve Orialdën.
“Ne do të kërkojmë që Orialda të dalë nga burgu, pasi nuk e kemi denoncuar dhe, për më tepër, e kemi falur për të gjitha veprimet që ajo ka bërë ndaj nesh”.
Prindërit shprehin pakënaqësi të madhe në lidhje me stafin e psikologëve që kanë qenë në kontakt me vajzat e tyre.
“Ua kanë mbushur mendjen me përralla ndaj vajzat na refuzonin ne. U kishin thënë se shteti do t’i mbante derisa të bëheshin 18 vjeç e më pas do t’u jepte shtëpi dhe do tu gjente punë. Kur shkoi njëra në burg e tjetra në qendër sociale e kuptuan se ato që kanë thënë psikologet janë vetëm fjalë”, tha ai.
Sipas tij vajzat janë mashtruar nga fjalët që kanë dëgjuar dhe kanë vepruar në këtë mënyrë. Prindërit kanë kërkuar ndihmën e Orialdës për të kthyer Klevisën në shtëpi pasi sipas urdhrit të gjykatës ato nuk kanë të drejtë që ta takojnë deri më 7 shtator kur do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore për to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.