Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jorida Tabaku: Shqipëria në rënie ekonomike, borxhi publik në rritje

20/08/2015
Jorida Tabaku: Shqipëria në rënie ekonomike, borxhi publik në rritje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka bërë analizën ndaj keqqeverisjes së të majtëve dhe rreziqet me të cilat po përballet ekonomia shqiptare. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Tabaku shprehet se vendi po shkon drejt stanjacionit ekonomik për shkak të politikave të gabuara dhe premtmeve të pambajtura të qeverisë Rama.
Sipas saj, shqiptarët sot shpenzojnë më pak dhe besimi konsumator ka rënë, dhe rritja ekonomike që ka mbetur në vend numëro, midis 2 dhe 3 %, reflektojnë politikat e gabuara fiskale. Rritja e taksave ka ndikuar negativisht, si në jetën e biznesit, ashtu edhe në xhepat e konsumatorëve.Tabaku thotë:
“Këto paketa fiskale që testohen çdo vit mbi kurrizin e të varfërve dhe qytetarëve të zakonshëm duan të kompensojnë atë që qeveria nuk realizon dot, formalizimin e ekonomisë. Për pasojë, vendi është futur në një vorbull stanjacioni, i cili nëse nuk ndryshohet kursi, me shumë gjasa do të sjellë rrënimin e plotë për xhepat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Ulja e papunësisë dhe varfërisë do të vijë përmes një beteje për një treg të lirë dhe konkurrues dhe përmes të siguruarit që pagat që duhet të shkojnë për punëtorët të mos shkojnë për taksat e rritura, sepse besojmë se paratë më mirë i investon privati me më shumë investime e punësim se shteti duke rritur taksat”.
Sipas deputetes së PD-së, zgjidhja e ngërçit ekonomikë është lehtësimi i barrës fiskale.
“Ne besojmë se çlirimi nga barra shumë e rënduar fiskale do të jetë një hap përpara, ndonëse i vogël, për të rikthyer një marrëdhënie normale mes biznesit dhe qeverisë. Ne besojmë tek liria e tregut dhe do të luftojmë kundër çdo iniciative për të krijuar monopole, kjo ka qenë beteja jonë në opozitë dhe do të vazhdojë të jetë edhe nesër në qeveri”- u shpreh deputetja Tabaku.
Jorida Tabaku thekson se PD e ka denoncuar vazhdimisht rritjen e borxhit publik, që sipas saj ka kapur shifrën alarmante prej 74% të GDP, dhe shkaqet kryesore të këtij dështimi ekonomik janë mungesa e vizionit, abuzimet dhe drejtimi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.