Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Selanik, emërimet në konsullatën shqiptare me diplomë “Aleksandër Xhuvani” dhe blegtori me korrespodencë

18/08/2015
Selanik, emërimet në konsullatën shqiptare me diplomë “Aleksandër Xhuvani” dhe blegtori me korrespodencë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas emërimit të sekretares në konsullatën greke, të Merita Hidës, i cili u shoqërua me pakënaqësi nga socialistët e PS-së së degës në Selanik, kjo degë tashmë ka ngritur edhe shqetësimin e emërimit të konsullit, Artur Porpollogu. Për të dyja këto emërime, sipas gazetës “Shqip”, kreu i PS-së i degës së Greqisë, Spiro Janaqi, i ka dërguar një letër konsulles së përgjithshme të Konsullatës Shqiptare Selanik, Pavlina Yllit, ku vë në dijeni edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Në emër të grupit tim politik kërkoj sqarime dhe llogari deri në instancat më të larta për këto dy emërime, sepse ideja e përfaqësimit të emigrantëve në fushën diplomatike nga vetë emigrantët, doli pikërisht nga grupi që unë përfaqësoj, ide të cilat ia kaluam zyrtarisht Sekretariatit të Emigracionit, Erion Veliaj. Por kurrë nuk patëm qëllim të përfaqësohemi nga njerëz, për të cilët nuk u pyetëm asnjëherë dhe për më tepër kur bëhet fjale për të tillë nivel. Madje këta të dy, si partiakë, në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin lënë shkas për dyshime dhe afera, për korrupsion dhe mungesë transparencë. Ju shprehim indinjatën tonë të vendosur”, thuhet në letrën në emër të socialistëve të Greqisë.
Ndër të tjera, Janaqi në letrën e tij ka hedhur dyshime në lidhje me arsimimin e dy emrave të sipërpërmendur, duke thënë se do të kërkojë edhe lirimin e tyre.
“Artur Porpollogu dhe Merita Hida nuk përfaqësojnë asgjë, madje për ne janë të padëshiruar dhe nuk kanë vend as në konsullatë dhe as në diplomaci. Për këtë ne do të luftojmë me vendosmëri derisa të na jepet e drejta. Do të doja t’ju pyes, cili është procesi i rekrutimit dhe sa i ligjshëm qe ky rekrutim për dy personat në fjalë? Sa i denjë është formimi profesional dhe arsimor i këtyre personave? Pse gjithë ky proces kalohet në fshehtësi të plotë, pa konkurse dhe transparencë? Sepse jam i bindur që në një konkurs të radhës akoma dhe sekretarja juaj personale, nuk do të mundej të kalonte as në fazën paraprake. Nuk ka mundësi një diplomë e universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ i Elbasanit, apo një shkollë e lartë për blegtori e marrë me korrespondencë të jetë e denjë për vende të tilla delikate”, thuhet në letrën drejtuar konsulles së përgjithshme në Greqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

Zjarri përfshin Himarën, flakët rrezikojnë mbi 40 banesa në lagjen ‘1 Maji’, 2 në flakë

04/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.